Tërmeti që ka goditur  Shqipërinë sot rreth orës 15:00, ka bërë që lëvizjet e tokës të dëgjohen edhe në dy komuna të Kosovës.

Sipas të dhënave të faqes të specializuar për tërmete All Quakes – EMSC, bëhet e ditur se Prizreni është goditur me tërmet 4.2 shkallë të Rihterit ndërsa Dragashi me 3.9 shkallë, transmeton Telegrafi.


termeti 1 1

dragashi 1

Ndërkohë tërmeti në Shqipëri ishte 4.4 shkallë të Rihterit, tërmeti ka goditur Tiranën, Shkodrën dhe Kukësin, ndërsa deri tani nuk raportohet për dëme materiale. /Telegrafi/