LAJMI I FUNDIT:

Tërmet në Pejë

Tërmet në Pejë

Qytetarët e Pejës kanë lajmëruar se pak minuta më herët në këtë qytet është ndier një termet.

Ata këtë gjë e kanë konfirmuar për Telegrafin, duke theksuar se ka qenë një dridhje e lehtë.

“E kemi dëgjuar pak, njëherë kam menduar që vetëm ne e dëgjuam, por edhe të tjerët ma thanë të njëjtën gjë”, ka thënë një qytetare e Pejës.


Detaje nga tërmeti në Pejë dhe Istog
Lexo po ashtu Detaje nga tërmeti në Pejë dhe Istog

Qytetarja ka theksuar se banon në një ndërtesë disakatëshe, e që sipas saj, e bën edhe më të dukshme dridhjen. /Telegrafi/