Një tërmet me madhësi 6.6 të shkallës Rihter u regjistrua në Filipine.

Tërmeti u regjistrua midis ishullit Mindoro dhe kryeqytetit filipinez, Manila.


Epiqendra u raportua në një thellësi prej 173 kilometrash.

Ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me rrezikun e ndonjë cunamit.

"Zgjati për gjysmë minutë, mobiljet po lëkundeshin", "u zgjova, dritaret po dridheshin. E frikshme", shkruanin banorët filipinas në komentet në faqen e shërbimit EMSC. /Telegrafi/