Portieri gjerman, Marc-Andre Ter Stegen ka zbuluar se fitimi i Ligës së Kampionëvë është synimi kryesor i Barcelonës në këtë sezon.

Barcelona u eliminua sezonin e kaluar nga Roma në çerekfinale, por sipas portierit gjerman klubi katalunas mund të bëjë më shumë.


Ter Stegen zbuloi se në këtë sezon kanë synim të fitojnë Ligën e Kampionëve, por çelësi i kësaj është mbrojtja e fortë.

"Eliminimi kundër Romës sezonin e kaluar ishte jashtëzakonisht i hidhur për ne, sigurisht që kishte më shumë mundësi për ne", ka thënë fillimisht Ter Stegen për Goal.

Ter Stegen Pique e1551439252727 Ter Stegen dhe Pique gjatë një ndeshje në Ligën e Kampionëve (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

"Fitimi i Ligës së Kampionëve është qëllimi ynë i madh. Është e rëndësishme ta mbajmë në mend këtë qëllim, por kjo nuk do të thotë që ne mund të neglizhojmë detyrat tona në ligë".

"Epërsia është e rehatshme, por Reali dhe Atletico janë gjithmonë të rrezikshme".

"Mbrojtja e mirë është çelësi për të fituar Ligën e Kampionëve. Ne kemi forcat tona sulmuese dhe jemi gjithmonë të mirë në shënimin e golave, por sidomos në fazën eliminatore, është e rëndësishme të pranojmë sa më pak gola".

"Natyrisht që duhet të jeni në formë në momentin e duhur, Reali nuk ka luajtur shkëlqyeshëm vitin e kaluar, por ata ishin aty kur ishte e rëndësishme", përfundoi gjermani. /Telegrafi/

telegrafi sport app