Elvis Presley, këngëtari legjendar dhe ylli i kinematografisë amerikane, i cili u bë i njohur si mbret i Rock’n’Rollit, vdiq nga një atak kardiak 41 vjet më parë. Vdekja e tij më 16 gusht 1977, tronditi industrinë e muzikës dhe pikëlloi miliona fansa të tij në mbarë botën. Në ditët pas varrimit të tij u rritën spekulimet në mesin e një grupi të vogël skeptikësh, se Elvisi në fakt nuk kishte vdekur. Përkundër deklaratave të qarta të mjekëve se superylli 42-vjeçar kishte vdekur, skeptikët ishin të bindur se Elvisi e kishte falsifikuar vdekjen e tij për t’u fshehur.
Melissa Chan
Gjatë katër dekadave të fundit, adhuruesit në të gjithë Amerikën e Veriut kanë këmbëngulur se e kanë parë Presleyn në vende dhe kohë të ndryshme. Në vitin 1989, adhuruesit më të thekur e entuziastë të Elvisit krijuan madje “Shoqatën e Vëzhgimit të Elvisit” për të monitoruar këto pretendime.
Disa njerëz madje pretenduan se ai u shfaq në sfond në filmin e famshëm të vitit 1990, “Home Alone” (I vetëm në shtëpi).
Presley nuk është figura e parë e famshme që kultura jonë populiste e nostalgjisë, ka qenë e paaftë të pranojë vdekjen e tij. Teoritë e konspiracionit janë shtuar pas vdekjeve të tjera të personazheve të profilit të lartë, nga vdekja e yllit të Hollivudit, James Dean, në një aksident automobilistik në vitin 1955, deri tek vdekja e Michael Jacksonit më 2009, teksa adhuruesit këmbëngulin se idhujt e tyre të famshëm duhet të jenë ende të gjallë.
Një nga teoritë më të mëdha se përse Presley mund të ketë inskenuar vdekjen e tij, është sepse ai duhej të shpëtonte nga mafia. Gail Brewer-Giorgio, autore e librit bestseller të vitit 1988 “A është Elvisi gjallë?”, kujton në një intervistë të kohëve të fundit për “Time” se si ajo konsultoi mijëra dokumente të FBI-së, për të ardhur në përfundim se Presley ishte një hero amerikan, i cili ishte i detyruar të hynte në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve.
“A e di unë nëse Elvisi është ende gjallë sot? Jo, unë nuk e di këtë. Por, di të them se ai nuk vdiq më 16 gusht 1977”.
Brewer-Giorgio, tanimë 78-vjeçe, tha se FBI-ja e kishte pranuar Presleyn si një agjent të fshehtë në vitin 1976, për ta ndihmuar agjencinë të depërtonte në një organizatë kriminale të quajtur “Vëllazëria”, e cila me sa duket përbëhej nga dhjetëra mafiozë. Ajo thotë se Presley e bëri këtë në mënyrë vullnetare, i nxitur nga dashuria e tij për Amerikën dhe respektin për FBI-në. Autorja theksoi se agjencia kishte kontaktuar me Presleyn, pasi një anëtar i “Vëllazërisë” po bënte negociata të hapura me të mbi shitjen e një avioni që zotëronte këngëtari. Por, kur Presli u gjet i kërcënuar, u fut në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, mendon Brewer-Giorgio, duke cituar atë që ajo tha se ishte dëshmi nga dokumentet dhe intervistat e FBI-së: “Elvisi e inskenoi vdekjen e tij, përndryshe do të vritej dhe për këtë nuk ka dyshime”.
FBI nuk bëri menjëherë ndonjë koment mbi pretendimet që Brewer-Giorgio përshkruan gjerësisht në librin e saj. Në fakt në më shumë se 760 dosje që agjencia federale ka publikuar në lidhje me këngëtarin ndërmjet viteve 1956 dhe 1980, nuk përmendet që Presley ka ndihmuar në ndonjë rast FBI-në. FBI nuk e hetoi kurrë Elvisin, por krijoi një dosje me emrin e tij pasi kishte qenë objektivi i disa përpjekjeve për grabitje, të hetuara pikërisht nga FBI. Dokumentet e bëra publike përshkruajnë rastet e gjobëvënies dhe ato gjithashtu tregojnë admirimin e Presleyt për FBI-në. Gjatë një vizite që Presley kreu në selinë e FBI-së në vitin 1971, muzikanti “foli pozitivisht” për agjencinë dhe nuk ofroi “në asnjë lloj mënyre” shërbimet e tij. Gjithashtu përmendet edhe aeroplani i Presleyt dhe një marrëveshje biznesi që përfshinte aeroplanin. Ekspertët thonë se dokumenti nuk përmban prova që sugjerojnë se Presley është gjallë.
“Këto dosje të FBI-së janë në dispozicion të publikut. Unë i kam ato. Nuk ka asgjë në to”, tha për “Time” Patrick Lacy, studiuesi cili shkroi librin “Elvisi i dekriptuar” që çmonton teoritë konspirative rreth vdekjes së këngëtarit. “Të gjitha dëshmitë flasin për një vdekje – provat mjekësore, raporti i dëshmitarit okular… Të realizoje insenimin e vdekjes së tij do të kishte kërkuar heshtjen dhe shërbimet e qindra, në mos mijëra njerëzve ndër vite”.
Përveç raportimeve se e kanë parë të gjallë, skeptikët flasin për ato që ata këmbëngulin se janë gabime nga familja Presley në intervistat e dhëna për mediat, dhe një emërtim dukshëm i gabuar në gurin e varrit të mbretit të rokut si dëshmi të falsifikimit të vdekjes së tij. Skeptikët thonë se emri i mesit i Presleyt është shkruar qëllimisht gabim – Aaron në vend të Aron – pasi vendosja e emrit të tij të vërtetë do të ishte tabu në kushtet kur ai ishte ende gjallë.
Por, çmontuesit e miteve thonë se Elvisi filloi të shkruante emrin e tij të mesëm Aaron në vend të Aron gjatë viteve të fundit të jetës. Ata gjithashtu thonë se Lisa Marie, vajza e këngëtarit, shmangu pyetjen e Larry Kingut gjatë një interviste të vitit 2003, kur ai e pyeti nëse ndjen ndonjëherë se po “komunikon” me babanë e saj.
Teoritë e konspiracionit shkaktojnë një dhimbje të panevojshme për familjen e Presleyt, tha Lacy, që e quan veten një “adhurues të madh të Elvisit”: “Unë po merrem me këtë çështje, pasi nuk kam asgjë më të mirë për të bërë. Besoj se njerëzit që thonë se Elvisi është ende gjallë, po i bëjnë një dëm të madh imazhit dhe familjes së tij… Imagjinoni të jetoni gjithë jetën mes deklaratave se babai juaj bëri të gjitha këto gjëra dhe se ai mashtroi adhuruesit. Vdekja e Elvisit lëndoi shumë njerëz. Dhe, ende lëndon. Ju duhet të pyesni se çfarë lloj personi do të ishte Elvisi për t’ia punuar këtë rreng adhuruesve të tij?”
Shumica dërrmuese e amerikanëve besojnë se Presley vdiq në të vërtetë në vitin 1977. Një sondazh i Gallupit i kryer në vitin 1997, gjeti se vetëm katër për qind e amerikanëve mendonin se Presley ishte gjallë, ndërsa 93 për qind e të anketuarve ishin të sigurt se ai ka vdekur. Megjithatë, Brewer-Giorgio mbetet e vendosur në qëndrimin e saj. Gruaja nga shteti i Xhorxhias, që tha se nuk ka asnjë album të Elvisit dhe se nuk zotëron asnjë kujtim për të, këmbëngul se gjetjet e saj bazohen në fakte dhe jo ndjesi.
“Unë e di që ai e ka bërë realisht këtë gjë”, tha ajo. “Bota duhet të dijë se Elvis Presley e vuri jetën e tij në rrezik. Mendoj se është e trishtueshme që ne nuk dimë gjithçka mbi Elvisin. Nëse unë nuk e bëj këtë për Elvisin, askush tjetër nuk do ta bëjë”. /Burimi: “Time”/Në shqip: Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dukuri dhe karakteristika të epikës historike

LEHJA E TMERRSHME
Banda e grave që kërcënoi Londrën për dekada

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?
Napoleoni dhe trojet shqiptare

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës