Përveç Shteteve të Bashkuara, edhe Shqipëria ka ndikimin të madh ndaj Qeverisë së Kosovës dhe të qytetarëve të Kosovës, pra, ajo mund të luaj rolin e ndërmjetësueses në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, duke bërë të mundur një normalizim më të shpejtë të marrëdhënieve mes dy popujve, tha drejtori i Qendrës për Rajonalizim, Aleksandër Popov.
Popov i tha agjencisë së lajmeve Tanjug në margjinën e gjashtë të Forumit të Sigurisë në Beograd, se pikëpamjet janë kontradiktore mes Serbisë dhe Shqipërisë, por kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij, Aleksandër Vuçiq nuk është se kanë lidhje të këqija, kjo po dëshmohet edhe me bashkëpunimin e vendeve, transmeton lajmi.net.
“Kur bëhet fjalë për tribuna publike, veçanërisht të përcjella medialisht, është normale që secila palë të shpalos qëndrimet e veta, sepse secili dërgon mesazh, jo vetëm trupit të tij zgjedhor, por edhe atyre që mund ta rris ndikimin”, tha Popov.
Ai ka shtuar se deklarata e Ramës për pavarësinë e Kosovës dhe në lidhje me minierën e Trepçës, në fakt ka dërguar një mesazh për shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë se ai qëndron pas tyre dhe siç sqaroj ai është përpjekur të fitoj kredibilitet.
“Pengesa e Qeverisë së Kosovës është se me marrëveshjen e Brukselit ajo po i gërmon një gropë vetës, sepse ajo i eliminon vetes një perspektivë evropiane, duke menduar se po ia bënë Serbisë. Ata e duan që sa më shpejt ta marrin ‘listën e bardhë të Shengenit’, sepse kjo u kërkohet prej qytetarëve të tyre”, tha Popov.
“Do të ishte mirë që Edi Rama të ua shpjegojë politikanëve të Kosovës se çfarë është në interes të tyre, ndërsa në të tjera raste të jetë sa më subjektiv, për hir të popullaritetit të tij”, tha Popov. /Lajmi.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare