LAJMI I FUNDIT:

Teodosije: Dikujt i pengojnë lutjet në Prishtinë

Teodosije: Dikujt i pengojnë lutjet në Prishtinë

Peshkopi Teodosije ka thënë sot se Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit do të vazhdojë të kujdeset për kishën e Krishtit Shpëtimtar që gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Këtë deklaratë ai e bëri pas një meshe të mbajtur në Graçanicë me ç’rast shtoi se kjo kishë është e shenjtë  për Kishën Ortodokse Serbe.

Sipas tij, qëllimi është që ky tempull të bëhet si tempujt e  tjerë -“një vend i lutjes” ndërkaq, ka pyetur se “kujt i pengojnë lutjet në Prishtinë”, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.


“Ne do të vazhdojmë të kujdesemi për kishën e Krishtit Shpëtimtarit, ne nuk duam konflikte në nivel politik, as me studentët edhe pse tre ditë ne kemi punuar brenda dhe jashtë,  askush absolutisht nuk e ka ngritur zërin kundër tij, si dhe  shumë njerëz janë  mrekulluar në atë çfarë  po bënim”, i ka thënë ai gazetarëve pas një meshe të mbajtur sot në Graçanicë me rastin e një feste ortodokse.

Teodosije ka thënë po ashtu  “se askujt nuk i ka penguar çka ka brenda objektit fetar, i cili gjendet në qendër të Prishtinës  e që ishte i mbushur me mbeturina, por kur për të u tregua vendosmëri dhe obligim qytetarët për t`u kujdesur për pronën e tyre, atëherë një gjë e tillë i pengoi dikujt”, transmeton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta

Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Ekonomi
Kalo në kategori