Tenton ta rrëmbejë foshnjën në prezencë të nënës së saj (Video)

Ky është momenti shokues kur kamerat e sigurisë filmuan një grua të panjohur, e cila mundohet ta rrëmbej foshnjën nga karroca brenda dyqanit dhe të largohet nga vendi i ngjarjes thuajse nuk ka ndodhur asgjë e keqe.
Policia është vënë në kërkim të gruas, e cila tentoi ta rrëmbej një foshnje në Asda në pjesën lindore të Londrës, transmeton Telegrafi.
Në video shihet nëna e foshnjës duke i palosur gjësendet që i kishte blerë brenda dyqanit, kur në një moment afrohet një grua e panjohur e cila mundohet t’ia rrëmbej foshnjën që gjithashtu ishte brenda karrocës.
Por në momentin që nëna e foshnjës 18-muajshe vëren gruan vrapon për t’ia marrë fëmijën, derisa gruaja e panjohur rreth të 60-ve largohet nga vendi i ngjarjes thuajse nuk ka ndodhur asgjë e keqe. /Telegrafi/


















































