LAJMI I FUNDIT:

Tentoi t’i jap ryshfet policit, një muaj paraburgim

Tentoi t’i jap ryshfet policit, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit R.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhënie ryshfeti.

Sipas një njoftimi të gjykatës, të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do t’i llogaritet prej datës 27.01.2021 deri me datën 27.02.2021.

“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit R.R., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se më datë 27 janar 2021, rreth orës 22:40 minuta, i pandehuri R.R., në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron personit zyrtar dhe atë oficeres – zyrtare policore pranë PKK në “Vërmicë”, shumën e të hollave prej dyzetë euro (2 x 20), si dhuratë të paarsyeshme në mënyrë që personi zyrtar të mos veproj në pajtim me detyrën e saj zyrtare, në atë mënyrë që derisa e njëjta – oficerja ka qene duke bërë kontrollimin dhe regjistrimin e dokumenteve, ndalet për kontrolle automjeti me tabela të Shqipërisë, të cilin ka qene duke e drejtuar A.D., shtetas i Republikës se Shqipërisë, ndërsa si bashkudhëtar ka qene këtu i pandehuri R.R., i cili ne dokumentet e tij kishte vendosur kartëmonedhat e cekura si me lartë dhe ne pyetjen e zyrtares policore çfarë janë këto te holla, ai është përgjigjur “se janë për te pirë një kafe”, dhe ketë për arsye se kishte tentuar dy here me herët për të kaluar kufirin por ishte kthyer nga zyrtaret policor pasi nuk posedonte kartën e identitetit. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në njoftim.


Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse i pandehuri me qëndrimin në liri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, ngase i njëjti është shtetas i Republikës së Shqipërisë, nuk ka ndonjë punë të rregullt e as vendbanim në territorin e Republikës së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori