Tentoi të futet në trenin në lëvizje, vajza nga India për pak sa nuk e paguan me jetë – roja reagon me kohë për ta evituar më të keqen

Ky është momenti dramatik kur një roje stacioni me sy shqiponje shpëtoi një vajzë që rrëshqiti ndërsa përpiqej të hipte në një tren në lëvizje në Assam, Indi.
Oficeri e tërhoqi atë nga vagoni pasi këmbët e saj rrëshqitën nëpër boshllëk, ndërsa kalimtarët nxituan ta ndihmonin, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur vajza tenton të futet në tren që ishte në lëvizje, megjithatë shpejtësia e madhe me gjasë ia pamundëson një gjë të tillë.
Duke parë se po i rrezikohej jeta, të pranishmit reaguan me urgjencë duke e nxjerrë me shpejtësi nga hapësira që vetëm një lëvizje e pakontrolluar do ta dërgonte nën rrotat e trenit.
Për fat të mirë shpëton falë intervenimit të rojës që e tërheq dhe e rrëzon në platformë, pa pësuar as lëndimin më të vogël. /Telegrafi/

















































