LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Tensionohet situata jashtë Parlamentit, protestuesit hedhin tymuese drejt policisë

Shqipëri: Tensionohet situata jashtë Parlamentit, protestuesit hedhin tymuese drejt policisë

Është tensionuar situata në hyrje të Parlamentit. Protestuesit, të cilëve iu janë bashkuar edhe deputetët e opozitës, kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, ndërsa më pas kanë nisur të hedhin tymuese.

Ndërkohë, mësohet se një efektiv policie është lënduar.

Protestuesit janë mbledhur këtë të hënë përballë parlamentit, aty ku ishte parashikuar të mbahej seanca plenare. Megjithatë, ajo është ndërprerë, pasi për shkak të një defekti ka ikur energjia në sallën e Kuvendit.


Opozita në Shqipëri proteston, përplasje në dyert e parlamentit
Lexo po ashtu Opozita në Shqipëri proteston, përplasje në dyert e parlamentit

Deputeti Luçiano Boçi pretendon se masa që u mor nga Këshilli i Etikës për përjashtimin me 10 ditë të 8 deputetëve opozitarë ishte disiplinore dhe jo ndaluese.

Sipas Boçit, në këto 10 ditë përjashtim deputeti nuk merr pagën dhe nuk lejohet të kërkojë fjalë, por mund të ndjekë punimet e kuvendit.

Ai shtoi se tashmë parlamenti është policor dhe ka si qëllim të dënojë opozitën.

“Masa ndaj nesh është disiplinore dhe jo ndaluese. Nuk merr pagën dhe nuk i konsiderohet aktiviteti parlamentar. Sipas logjikës së tyre duhet të mos takojmë as njerëzit. Nuk ka ndalim fizik. Unë nuk kam të drejtë të kërkoj fjalën për procedurë dhe të jap mendime në këto 10 ditë.

Deputetët mund të ndjekin seancën. Nëse e thyen disiplinën, ka masë tjetër ndaj deputetit. Vendimi për përjashtimin tonë u mor në shkelje. Ky është një parlament policor, ka vrarë fjalën e lirë që synon të dënojë opozitën. Nuk ndodh në asnjë parlament që të përjashtohen 8 deputetë”, deklaori Boçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori