Franca ka dënuar arrestimin e dy anëtarëve të konsullatës së saj në Jerusalem, të cilët u ndaluan me forcë nga policia izraelite në një vend të shenjtë në pronësi franceze.
Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Noel Barrot do të vizitonte kompleksin e kishës Eleona në pronësi franceze, e cila strehon një vend të shenjtë, kur ndodhi incidenti.
Oficerët e armatosur izraelitë hynë në vend pa autorizim, sipas Ministrisë së Jashtme të Francës, duke arrestuar dy anëtarët e stafit të konsullatës “pavarësisht nga fakti se ata janë zyrtarë me status diplomatik” dhe duke bërë që Barrot të anulonte vizitën e tij.
Bëhet e ditur se punonjësit u liruan më vonë pas ndërhyrjes së ministrit, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Në një deklaratë të veçantë, Ministria e Jashtme e Izraelit tha se një debat u ngrit midis forcave izraelite të sigurisë dhe dy rojeve franceze të sigurisë “të cilët refuzuan të identifikoheshin”.
“Të dy u arrestuan nga policia dhe u liruan menjëherë pasi u identifikuan si diplomatë”, thuhet në deklaratë.
Videoja e publikuar në rrjete sociale tregon dy oficerë policie që tentonin të ndalonin një nga burrat francezë teksa ai thotë vazhdimisht, “Mos më prek”, përpara se të detyrohej të ulej në tokë, të kapej dhe të futej në një veturë policie.
🚨🇮🇱Israeli police entered a French-owned church compound with weapons in occupied Jerusalem and arrested two French police officers securing the site.
French Foreign Minister Jean-Noel Barrot, has now canceled his plans to visit the site as a result of the event, said… pic.twitter.com/Xy4OVHPU60
— Pelham (@Resist_05) November 7, 2024
Siç raportohet, kompleksi i kishës Eleona në Malin e Ullinjve është një nga katër vendet në pronësi franceze në Jerusalem që përbëjnë domenin kombëtar francez në Tokën e Shenjtë dhe administrohet nga autoritetet franceze.
“Kjo shkelje e integritetit të një vendi nën përgjegjësinë franceze rrezikon të dobësojë lidhjet në një kohë kur ne të gjithë duhet të ecim përpara në rajon në rrugën drejt paqes”, tha Barrot.
Ndryshe, Barrot u takua me zyrtarët izraelitë ku ai kërkoi zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund luftërave në Gaza dhe Liban mes thirrjeve të përsëritura për një armëpushim.
Vizita gjithashtu vjen në një kohë të tensioneve të rritura midis dy vendeve pas thirrjeve të presidentit francez Emmanuel Macron për t’i dhënë fund eksporteve të armëve në Izrael për përdorim në Gaza.
Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Francës, si dhe vendeve të tjera evropiane, të cilat fillimisht ishin tensionuar për Gazan, janë përkeqësuar më tej që nga operacioni tokësor i Izraelit kundër grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani në Libanin jugor.
Vendet evropiane, përfshirë Francën, kanë shprehur zemërim për sulmet ushtarake izraelite në postet e misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Libanin jugor, UNIFIL.
Macron e kritikoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu muajin e kaluar për “mbjellje barbarie” në një konferencë të thirrur nga presidenti për të mbështetur popullin dhe ushtrinë libaneze.
Qeveria franceze u përpoq gjithashtu të ndalonte kompanitë izraelite të armëve që të ekspozonin në një panair në Paris më vonë këtë muaj, gjë që u anulua më vonë nga një gjykatë franceze.
Vitet e fundit, ka pasur disa incidente midis zyrtarëve francezë dhe oficerëve izraelitë të sigurisë në vendet e administruara nga francezët në Jerusalem.
Në vitin 2020, Macron u përfshi në një grindje me oficerët izraelitë të sigurisë ndërsa vizitonte Kishën e Shën Anës, një territor tjetër që zotëron, ku u pa duke bërtitur “Nuk më pëlqen ajo që bëre para meje”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit