LAJMI I FUNDIT:

Tenderi i ELEM mbetet akoma tek firma e Sead Koçan

Tenderi i ELEM mbetet akoma tek firma e Sead Koçan

Tenderi i ELEM-it do të mbetet tek firma “Transmet” e Sead Koçan, njoftuan nga “Termocentralet e Maqedonisë”. Nga ELEM thonë se “Transmet” ka ofruar çmimin më të ulët në ankand për gërmimet e thëngjillit për “TEC Manastir”, që është mbajtur më 25 gusht.

Për çmimin e i cili është 44 denarë për “kilo xhul” që ka ofruar “Transmet” janë njoftuar edhe pjesëmarrësit tjerë në ankandin elektronik, ndërsa tani po skadon afati prej tetë ditëve ku mund të dorëzohen ankesa. ELEM edhe më tej po e heton procesin dhe për gjitha fazat tjera thonë se opinioni do të njoftohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Firma “Transmet” e Sead Koçan fitoi tender me vlerë prej 6 milionë euro, për gërmime të thëngjillit për “TEC Manastir”. Menjëherë pas ankandint nga ELEM thanë se nuk ka pengesa ligjore që “Transmet” të merr pjesë në tender, ka ofruar çmim më të ulët ndërsa llogarinë nuk e ka të bllokuar.


Më parë për të njëjtën punë ELEM ka paguar deri 144 për “giga xhul”, ndërsa në opinion u hap çështja se mbi çfarë kritere ekonomike është formuar çmimi aktual.

Sead Koçan është i akuzuar në lëndën “Trust” të PSP-së, pikërisht për falsifikim të dokumenteve me çka ka fituar tender nga ELEM me vlerë prej 17 milionë euro./Telegrafi/