LAJMI I FUNDIT:

Tender për shtëpinë e Kadaresë

Tender për shtëpinë e Kadaresë

Sot caktohet kompania për rikonstruksionin e banesës së shkrimtarit Ismail Kadare, projekt hartuar nga Ing. Latif Lazimi i IMK në Tiranë.

Shenjë të mirë për rritjen e vëmendjes së qeverisë ndaj vlerave tradicionale të Gjirokastrës konsiderohet edhe financimi nga qeveria i fondit 30 milionë lekë të reja për rikonstruksionin e shtëpisë së Ismail Kadaresë, projekt hartuar nga ing. Latif Lazimi i IMK në Tiranë.

"Organizohet të premten këtu në Gjirokastër tenderi për rikonstruksionin e shtëpisë së shkrimtarit të madh të letrave shqipe, Ismail Kadare, një projekt me vlerë të përgjithshme 30 milionë lekë, por që për realizimin e fazës së parë është vënë dispozicion fondi prej 9.6 milionë lekë", ka thënë Apolon Baçe, drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës të Shqipërisë.

Shtëpia e shkrimtarit të shquar parashikohet të kthehet në një qendër kulturore, muzeore dhe bibliotekë ndërkombëtare, ku krahas librave të tjerë do të arkivohet edhe krijimtaria e Kadaresë në shqip dhe në gjuhë të huaj dhe dorëshkrime origjinale të veprave të tij.


Shtëpia e Kaderesë u dogj aksidentalisht në tetor të vitit 2000, por, me gjithë interesimin e strukturave të qeverisjes vendore dhe qendrore, qysh nga koha djegies së kësaj shtëpie monumentale nuk është bërë e mundur ringritja e saj, për mungesë fondesh financiare./Shqip/