Tregu immobiliar në Bullgari arriti kulmin e vet. Për herë të parë nisi të përdoret termi “çmime tavan”. Blerësit refuzojnë të blejnë pronat e paluajtshme me çmimet e caktuara nga shitësit dhe kjo shkaktoi një korrigjim në sjelljen e brokerave.
Për dy muajt e fundit ofrimi e tejkaloi kërkimin 50%. Çmimi mesatar për një metër katror për vendin është 913 euro, ndërsa në Sofje ai është 1094 euro. Kjo është një pjesë prej karakteristikës së tregut të pronave të paluajtshme në Bullgari.
Sipas ekspertëve të agjencive immobiliare kohët e fundit vihet re një tendencë e re, që ka të bëjë me prognozat se çmimet nuk do të rriten me ritmet e viteve të fundit, se shitjet bëhen më të ngadalta, ndërsa numri i kontratave është duke u ulur.
“Nuk është normale katër vjet me radhë çmimet e banesave të rriten 30% çdo vit. Në bazën e kësaj logjike pas 3-4 vjetëve banesat në Sofje do të jenë më të shtrenjta se ato në Londër – thotë Krasen Jotov nga Agjencia e pavarur e analizave “Industry Watch”. Ne presim të ketë një ngadalësim të rritjes së çmimeve gjatë këtij apo gjatë vitit të ardhshëm dhe kjo nuk do të shkaktojë tronditje në tregun e patundshmërive".
Në hapësirën publike komentohen çmimet tepër të larta të pronave të paluajtshme në krahasim me infrastrukturën dhe të ardhurat e popullsisë. Dihet mirë se dega e ndërtimeve është donatorja kryesore e ekonomisë në hije, kurse spekulimi me çmimet është krejt i dukshëm. Por me gjithë këtë çmimet në Bullgari mbeten më të ulëta në krahasim me çmimet në Evropë. Ndoshta për këtë investitorët e huaj preferojnë të investojnë në Bullgari në vend të Rumanisë, me gjithë se atje tregu është më i madh dhe aftësia blerëse e rumunëve është më e lartë.
“Pavarësisht nga numri i madh projektesh banesore, interesi i investitorëve për blerjen e parcelave nuk pushon – thotë Katja Cenova, drejtore ekzekutive e Agjencisë immobiliare “Adresë”. – Kriza në hipotekimet, e cila filloi në SHBA preku dhe shumë vende evropiane dhe tërhoqi në vendin tonë investitorë që kanë përvojë, resurse dhe kërkojnë mundësi për investime fitimprurëse. Kjo e rriti shumë numrin e projekteve të mëdha”.
“Tregu i pronave të paluajtshme nuk është përjashtim nga tendencat e tjera në ekonominë – thotë Diana Gjeorgieva, drejtore e Marketingut në po këtë Agjenci. Ai është lidhur ngushtë me proceset ekonomike. Si rezultat i rritjes së interesit të kredive kundrejt hipotekimit, doemos po ulet numri i banesave që blihen me qëllim investimi”.
Dhe diçka e re – si në tregjet e tjera, ashtu dhe në tregun bullgar të patundshmërive tashmë ofrohen dhe promocione – veturë si dhuratë ose gjëra të tjera tërheqëse. D.m.th. në Bullgari tashmë shiten dhe prona “me vlerë të shtuar”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe