Manchester United është duke shikuar ndeshjes pas ndeshjes yllin e Brightonit, Kaoru Mitoma.
Japonezi ka qenë një sulmues i jashtëzakonshëm për skuadrën angleze këtë sezon, duke shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit Roberto De Zerbi.
Mitoma u nënshkrua nga Brighton nga skuadra japoneze Kaëasaki Frontale për vetëm tre milionë euro dy vjet më parë.
Sipas The Sun, Ten Hag është i interesuar ta marrë atë në Old Trafford gjatë verës dhe u ka thënë drejtuesve ta blejnë atë.
Sulmuesi i lëvizshëm, i cili është 25 vjeç, ka gjashtë gola dhe tri asistime në 20 ndeshje këtë sezon.
Ai gjithashtu ka arritur të krijojë 21 raste në ato ndeshje, pasi debutoi për klubin vetëm në gusht. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Q7U-XZzbGg8