Ish-trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, ka arritur marrëveshje në parim me një klub të madh evropian.

55-vjeçari u shkarkua nga Unitedi në tetor të vitit të kaluar, para se të zëvendësohej nga Ruben Amorim vetëm disa ditë më vonë.


Por tekniku holandez mund ta bëjë së shpejti rikthimin në stol.

Gazetari David Ornstein ka raportuar se Bayer Leverkuseni ka arritur një marrëveshej në parim për të emëruar ish-trajnerin e Unitedit, Erik Ten Hag, si trajnerin e tyre.

“Klubi nga Bundesliga tani po punon në dokumente teksa po synojnë të finalizojnë emërimin e Ten Hag”, ka raportuar Ornstein.

Ten Hag do të zëvendësonte Xabi Alonson në klubin gjerman teksa pritet emërimi i këtij të fundit në stolin e Real Madridit.

Ish-tekniku i ‘Djajve të Kuq’ është i njohur me futbollin gjerman pasi më parë ka qenë trajner i Bayern Munich II mes viteve 2013 dhe 2015 gjatë regjimit të Pep Guardiolas si trajner i ekipit të parë.

Ten Hag do të duhet të plotësojë një boshllëk të madh tek Leverkuseni pasi Alonso i udhëhoqi ata drejt titullit të tyre të parë në Bundesliga, teksa ‘Aspirinat’ e përfunduan sezonin 2023/2024 si të pamposhtur.

Ten Hag ka fituar një sërë trofesh në karrierën e tij menaxheriale, duke përfshirë tre tituj të Eredivisie tek Ajaxi dhe FA Cup me Unitedin./Telegrafi/

telegrafi sport app