LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag i lumtur me Rashford, por i vendos një objektiv anglezit për sezonin e ri

Ten Hag i lumtur me Rashford, por i vendos një objektiv anglezit për sezonin e ri

Marcus Rashford ka pasur njërin nga vitet më të mira në karrierën e tij këtë sezon me Manchester United.

Sulmuesi anglez ka qenë pikë referuese në repartin ofensivë të Djajve të Kuq duke shënuar e asistuar në çdo ndeshje.

Njeriu i këtij sezoni te United ishte padyshim Marcus Rashford i cili deri më tani ka realizuar plot 30 gola në të gjitha garat, duke dhuruar edhe 11 asistime për bashkëlojtarët e tij.


Megjithatë, trajneri i United, Erik Ten Hag pret që këtë shifër sulmuesi ta rrisë në sezonin e ardhshëm.

Është humanist i madh, por Rashford fiton nga bizneset e tij më shumë se sa nga futbolli
Lexo po ashtu Është humanist i madh, por Rashford fiton nga bizneset e tij më shumë se sa nga futbolli

“Mendoj se Rashford mund të përmirësohet edhe më tepër. Jam i bindur se mund të shënojë më shumë se 30 gola sepse ju kujtoj se në këto dhjetë ndeshjet e fundit nuk ka shënuar shumë dhe shifrat mund të ishin edhe më të mira”.

Ten Hag është i lumtur për sezonin e Rashford, por ai pret që sezonin tjetër sulmuesi anglez të realizoj 40 gola në të gjitha garat.

Ten Hag: Duhet të blejmë për të ngritur standardet
Lexo po ashtu Ten Hag: Duhet të blejmë për të ngritur standardet

“Skuadra e ka mbështetur shumë dhe jemi të lumtur, por sezonin tjetër pres që ai të shënojë 40 gola. Ky është hapi i radhës për Rashford”, deklaroi trajneri holandez.

25-vjeçari këtë edicion realizoi 17 gola në Ligën Premier, një në FA Cup si dhe nga gjashtë në Ligën e Evropës dhe EFL Cup. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Premier League
Kalo në kategori