LAJMI I FUNDIT:

Televizori 3D i Sony për 499 $

Televizori 3D i Sony për 499 $

Kompania Sony ka prezanntuar televizorin e saj më të ri në teknologjinë 3D, të ashtëquajturin modelin CECH-ZED1.

Ky prototip është një TV me ekran 24-inch me rezolucion Full HD, i cili luan filma por edhe lojra në 3D. Modeli CECH-ZED1 i Sony ka gjashtë porta HDMI dhe mund të lidhet njëkohësisht me disa pajisje. Ky TV ka gjithashtu edhe sistem Stereo të integruar.

Prototipi CECH-ZED1 sapo është nxjerrë në tregun amerikan për shitje, ndërsa çmimi i tij është 499 $. Syzet e markës Sony janë të përfshira në çmim. /Telegrafi/