Ndërmarrja publike Posta e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se ndodhet në situatë shumë të vështirë financiare për shkak të borxheve të papaguara nga ndërmarrja publike Telekomi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës.
Me gjithë përpjekjet e menaxhmentit, Bordit të Drejtorëve dhe sindikatave të punëtorëve të Postës për të gjetur zgjidhje me Telekomin dhe Qeverinë që të paguhen borxhet, nuk është arritur asnjë rezultat konkret dhe si pasojë Posta nuk ka asnjë mundësi të paguaj pagat e mbi një mijë punëtorëve.
“Për më tepër, nëse nuk tejkalohet kjo gjendje, Posta së shpejti do të përballet edhe me paralizim total të funksionimit, përkatësisht pamundësisë së ofrimit të çfarëdo shërbimi. Telekomi (Vala) i ka borxh Postës së Kosovës rreth gjysmë milioni euro për qiranë e objekteve dhe shërbimet që Posta i kryen për Telekomin”, ka njoftuar Posta e Kosovës.
Për këtë gjendje, menaxhmenti dhe Bordi i Drejtorëve i kanë njoftuar zyrtarisht kryeministrin Ramush Haradinaj, ministrin e MZHE-së, Valdrin Lluka, ministrin e Financave, Bedri Hamza si dhe menaxhmentin dhe Bordin e Telekomit.
Nga këto institucione kemi kërkuar angazhim urgjent për shlyerjen e borxheve ndaj Postës së Kosovës.
Ndryshe, ka disa vite që menaxhmenti, Bordi dhe sindikatat e punëtorëve të Postës i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës si dhe komisioneve relevante parlamentare që të paguhet borxhi i Qeverisë ndaj Postës, prej mbi 5 milionë euro, për mbulimin e humbjeve në shërbimin universal postar, që është obligim ligjor i ekzekutivit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë