Gjykata Komerciale ka hedhur poshtë kërkesën e bankave për të shtyrë ekzekutimin e rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, me të cilën obligohen që të ofrojnë një llogari bazike falas për të gjithë klientët bankar.
Në bazë të rregullores së re, e cila hyn në fuqi më 1 gusht të këtij viti, klientëve të bankave u ofrohet ky shërbim pa pagesë ose me tarifa të përgjysmuara, me kusht që ata të mos kenë një llogari bankare ekzistuese.
Në vendimin e kësaj gjykate të cilën e ka siguruar Telegrafi, thuhet se është refuzuar si e pabazuar kërkesa e paditësve: Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C. Sh.A., NLB Banka Sh.A., Pro Credit Bank Sh.A., Banka Kombëtare Tregtare Kosove Sh.A., Banka për Biznes Sh.A., Banka Ekonomike Sh.A., Banka Credins Kosovë Sh.A. dhe PRI BANK Sh.A, për shtyrjen e ekzekutimit të Rregullores për qasje në llogari, pagesë dhe shërbime bazike, deri në marrjen e vendimit gjyqësor përfundimtar me padi.
Këto banka kishin kërkuar që vendimi i BQK-së i publikuar më 30 dhjetor 2022 në faqen zyrtare të këtij institucioni, të anulohet dhe kanë propozuar shtyrjen e ekzekutimit të aktit të kundërshtuar deri në marrjen e vendimit gjyqësor përfundimtar.
Por, gjykata ka vlerësuar se pretendimi i paditësve se shtyrja e ekzekutimit të aktit të kundërshtuar nuk është në dem të interesit publik, por përkundër ka për qëllim mbrojtjen e interesit publik, përkatësisht shmangë: diskriminimin ndërmjet kategorive përfituese, shmangë shtrembërimin e konkurrencës në tregun financiar, shmangë cenimin e rendit kushtetues, parimin e ekonomisë së tregut të lirë, shmangë zbatimin e një sistemi për llogari pagese me shërbime bazike në baza te paqëndrueshme, mbron konsumatorët e cenueshëm ndaj ushtrimit të një të drejte pa bazë ligjore dhe apo kushtetuese është i pabazuar.
Gjykata gjithashtu ka rikujtuar se kompetencat e BQK-së janë përcaktuar me Ligjin Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.
“Banka Qendrore është autoriteti i vetëm përgjegjës për rregullimin dhe mbikëqyrjen e sistemit të pagesave të Republikës së Kosovës, me qellim të garantimit të sigurisë, qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të tij. Në përputhje me nenin 7 të këtij ligji, objektivi parësor i Bankës Qendrore është të nxisë dhe të mbajë një sistem financiar stabil, duke përfshirë një sistem të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave.
Ndërsa, neni 65 përcakton instrumentet rregullative në kompetencë të BQK-së për të hartuar Rregullore, Udhëzime dhe Urdhra të cilat janë të nevojshme për realizimin e detyrave që i janë besuar Bankës Qendrore me këtë ligj apo ndonjë ligj tjetër”, thuhet në vendimin e Gjykatës Komerciale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Një e-mail i dërguar nga një punëtore te Jeff Bezos zbulon mangësitë e sistemit të pagave, Amazon fillon hetimin

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë