Telefonia celulare dhe përdorimi i internetit kanë njohur rritje të ndjeshme, me gjithë krizën ekonomike. Rajoni me rritjen më të shpejtë është Evropa Lindore.
Recesioni global ka pasur ndikim negativ në shumë degë të ekonomisë, por një prej tyre ka treguar qëndrueshmëri – teknologjia e informacionit.
Gjithnjë e më shumë njerëz pajisen apo blejnë telefona të rinj celularë dhe kanë qasje në internet. Madje, një nga rajonet me rritjen më të madhe në këto fusha është Evropa Lindore dhe vendet e dala nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.
Sipas një raporti të UNCTAD-it, agjenci e Kombeve të Bashkuara, deri në fund të vitit 2008 ka pasur 4 miliardë kontrata telefonash celularë.
Rritja këtë vit ka qenë më e ulët krahasuar me 2007-ën, por sërish ka njohur së paku 20% rritje.
Ekonomitë në zhvillim apo në tranzicion po njohin hovin më të madh.
“Mes viteve 2003-2008, në mesin e 20 vendeve me rritjen më të madhe sa i përket futjes së telefonisë celulare, shumica janë nga ekonomitë në tranzicion, siç i quajmë ne ish-republikat sovjetike. Edhe vendet e reja anëtare të BE-së janë në mesin e ekonomive më të mëdha apo më dinamike në këtë kontekst”, thotë për Radion Evropa e Lirë Torbjorn Fredrikson, një nga autorët e raportit të UNCTAD-it.
Fredrikson sjell dhe shpjegimin lidhur me këto tendenca.
“Kjo pasqyron në shkallë të madhe faktin se telefonia celulare nuk shihet më si luks, por si nevojë. Njerëzit nuk duan të heqin dorë nga telefonat e tyre pasi e provojnë”, pohon Fredrikson.
Në krye të vendeve të rajonit kryeson Mali i Zi. Vitin e kaluar, në këtë vend kishte 230 telefona celularë për 100 banorë, çfarë përfaqëson një rritje prej 160% në pesë vjet. Në të njëjtën periudhë, hyrja e telefonisë celulare në Rusi e Ukrainë u dyfishua.
Në rajonin e Kaukazit kryeson Armenia me një rritje prej 83%, krahasuar me 70% për Gjeorgjinë dhe 55% për Azerbajxhanin.
Fredrikson shton se në territorin e ish-Jugosllavisë rritja shpjegohet me faktin se shumë fonde dhe investime hynë në sektorin e telefonisë pas luftërave në rajon.
Kjo shpjegon dhe rritjen e shpejtë të numrit të përdoruesve të internetit në këto vende.
Edhe Bosnja futej në 20 vendet me rritjen më të shpejtë, derisa në atë listë gjendeshin dhe Maqedonia e Moldavia.
Përdorimi i internetit ka njohur rritje në vendet në zhvillim. Por, raporti tregon dallimin e ndjeshëm mes vendeve të pasura dhe atyre në zhvillim lidhur me qasjen në rrjetin e shpejtë të internetit.
Në vendet skandinave, një në tre persona ka qasje në rrjetin e shpejtë të internetit. Vendet e tjera mbeten pas në këtë drejtim, e në veçanti në përdorimin e internetit për qëllime të tilla si tregtia apo mësimi në distancë.
“Nëse shikoni ekonomitë në tranzicion, Kroacia ka nivelin më të lartë të përdorimit të internetit për procese të avancuara, si shitjet përmes internetit e me radhë. Kjo shifër në Kroaci është 11%, në Maqedoni 8% dhe në Rusi vetëm 5%. Kjo tregon se ka vend për rritje e zgjerim në këtë fushë”, thotë Fredrikson për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se ekonomitë në tranzicion janë në gjendje t’i shfrytëzojnë këto mundësi edhe për shkak të shkallës së lartë të arsimimit. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës