LAJMI I FUNDIT:

Telefonata misterioze, 25 minuta para vrasjes së Kennedy-t: Lajmëroni ambasadën amerikane për një lajm të madh!

Telefonata misterioze, 25 minuta para vrasjes së Kennedy-t: Lajmëroni ambasadën amerikane për një lajm të madh!

Publikimi i dosjes mbi vrasjen e presidentit amerikan, John F. Kennedy ka shkaktuar valë në mbarë botën.

Një prej dokumenteve më interesantë është ai që paralajmëronte vrasjen e tij.

Sipas Daily Mail, një spiun i dyshuar rus nga Anglia informoi një gazetë britanike se JFK do të vritej.


Ai telefonoi në redaksinë e gazetës “Cambridge News” 25 minuta përpara vrasjes. Ai kërkoi që gazetarët të telefonin ambasadën amerikane në Londër për një lajm të madh. Ai tha se do dëgjoheshin krisma që do bënin xhiron e botës. Më pas e mbylli.

Dyshohet se telefonata u bë nga Albert Osborne, një agjent i sovjetikëve nga Grimsby i Anglisë.

Ekspertë thonë se Osborne ishte në një autobus me autorin e vrasjes, Lee Harvey Oswald nga Teksasi deri në Meksiko Siti, disa javë përpara vrasjes së presidentit në Dallas.

Dyshimet përforcohen për shkak se telefonata i është bërë redaksisë nga një distancë e shkurtër, që përkon me zonën e Grimsby, ku gjendej Osborne në atë momente.

Shtetet e Bashkuara kanë hapur të enjten dosjen e presidentit të ndjerë, John F. Kennedy.

Më shumë se 2800 dokumente janë bërë publike nga Arkiva Kombëtare të enjten në mbrëmje, përcjell TO.

Por Presidenti Donald Trump ka mbajtur të paktën 300 dokumente, të cilat do të përpunohen për të mbajtur sekret disa të dhëna.

Në dokumentet e FBI del në pah reagimi i Bashkimit Sovjetik ndaj vrasjes së presidentit amerikan.

Bashkimi Sovjetik druhej se SHBA mund t’i fajësonte ata për këtë vrasje.

“Pa një lider, ndonjë gjeneral i papërgjegjshëm në SHBA mund të nisë ndonjë raketë bërthamore ndaj Bashkimit Sovjetik,” druheshin komunistët.

Sipas sovjetikëve, Lee Harvey Oswald, personi që u akuzua për vrasjen e presidentit, është një maniak neurotik.

Presidenti amerikan u qëllua në kokë kur ishte në një limuzinë të hapur në Dallas më 22 nëntor 1963.

Teori të shumta konspirative kanë rrethuar këtë ngjarje.

Oswald, i cili kishte qenë i arratisur në Bashkimin Sovjetik, nuk pranoi ta kishte qëlluar Presidentin dhe dy ditë pas episodit u vra nga Jack Ruby, pronar i një klubi nate, duke shtuar kështu frikën se bëhej fjalë për një komplot.

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Kalo në kategori