Për më shumë se 60 vjet, studiuesit janë përpjekur të gjejnë një provë të vetme bindëse për të mbështetur idenë se ne ndajmë universin me qenie të tjera inteligjente.
Me gjithë këto dekada përpjekjesh, ata nuk kanë arritur të krijojnë asnjë lloj kontakti.
Por, gjuetia për qytetërimet aliene mund të jetë duke hyrë në një epokë të re, besojnë studiuesit.
Shkencëtarët e Breakthrough Listen, programit më të madh të kërkimit shkencor në botë i dedikuar gjetjes së qytetërimeve aliene, thonë se një mori zhvillimesh teknologjike janë gati të transformojnë kërkimin e jetës inteligjente në kozmos.
Bëhet e ditur se këto risi do të përshkruhen në konferencën vjetore të grupit, e cila do të mbahet për herë të parë në Oksford të Mbretërisë së Bashkuar, këtë javë. Aty pritet të marrin pjesë qindra shkencëtarë, nga astronomët tek zoologët.
Astronomi Steve Croft, shkencëtar i projektit të Breakthrough Listen, tha: “Ka teknologji të mahnitshme që janë në zhvillim e sipër, si ndërtimi i teleskopëve të rinj të mëdhenj në Kili, Afrikë, Australi, si dhe zhvillime në AI. Ata do të transformojnë mënyrën se si ne kërkojmë qytetërime aliene”.
Ndër këto instrumente të reja janë radioteleskopi më i fuqishëm në botë: Array Kilometer katror, i përbërë nga qindra radio teleskopë që po ndërtohen tani në Afrikën e Jugut dhe Australi, dhe Observatori Vera Rubin që po ndërtohet në Kili.
I pari do të bëhet objekti më i fuqishëm i radioastronomisë në botë, ndërsa i dyti, kamera më e madhe në botë, e cila do të jetë në gjendje të vëzhgojë të gjithë qiellin e dukshëm çdo tre ose katër netë dhe pritet të ndihmojë në zbulimin e miliona galaktikave dhe yjeve të reja.
Siç raportohet, të dy objektet janë vendosur të fillojnë vëzhgimet në vitet e ardhshme dhe të dyja do të ofrojnë të dhëna për Breakthrough Listen, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, përdorimi i Inteligjencës Artificiale për të analizuar këto rryma të mëdha informacioni që do të zbulonin prova të jetës inteligjente do t’i jap fuqi të shtuar kërkimit të qytetërimeve aliene.
“Deri më tani, ne kemi qenë të kufizuar në kërkimin e sinjaleve të dërguara qëllimisht nga alienët për të treguar ekzistencën e tyre. Teknikat e reja do të jenë aq të ndjeshme sa për herë të parë, ne do të jemi në gjendje të zbulojmë transmetimet e paqëllimshme në krahasim me ato të qëllimshme dhe do të jemi në gjendje të dallojmë radarët e aeroportit të huaj, ose transmetuesit e fuqishëm televiziv”, tha Croft.
Rëndësia e aftësisë për të zbuluar qytetërimet nga aktiviteteve të tyre të përditshme mbështetet nga astrofizikani Prof. Adam Frank i Universitetit të Rochester në New York.
“Duke kërkuar aktivitete të përditshme të një shoqërie aliene, të njohura si nënshkrime teknologjike, ne po ndërtojmë mjete krejtësisht të reja për të gjetur jetë inteligjente, që ndërton qytetërim”, shkruan Frank në librin e tij të ri, The Little Book of Aliens.
Të gjitha llojet e nënshkrimeve teknologjike janë sugjeruar si tregues të pranisë së qytetërimeve aliene, nga ndriçimi artificial deri te ndotja atmosferike.
Disa shkencëtarë kanë sugjeruar madje se qytetërimet aliene mund të dallohen nga panelet diellore që ata kanë ndërtuar.
Panelet diellore thithin dritën e dukshme, por reflektojnë fuqishëm rrezatimin ultravjollcë dhe rrezet infra të kuqe, të cilat mund të zbulohen duke përdorur një teleskop të fuqishëm.
Megjithatë, kjo do të ishte e mundur të dallohej vetëm nëse pjesë të mëdha të sipërfaqes së një planeti do të ishin mbuluar në ferma diellore dhe qindra orë kohë vëzhgimi do t’i kushtoheshin një kërkimi të tillë, sipas astrobiologus Lewis Dartnell.
Përpjekjet e tjera të alienëve për të kapur rrezatimin diellor mund të jenë edhe më të përpunuara dhe më të dukshme.
Fizikani amerikan Freeman Dyson dikur propozoi se disa qytetërime mund të avancoheshin mjaftueshëm për të ndërtuar grupe të mëdha panelesh diellore që rrethojnë yjet e tyre.
Ndryshe, gjuetia për qytetërimet e huaja filloi seriozisht në vitin 1960 kur astronomi Frank Drake përdori një radio teleskop 26 metra për të kërkuar sinjale të mundshme nga yjet Tau Ceti dhe Epsilon Eridani.
Croft mbetet optimist se së shpejti do të kemi sukses në krijimin e kontakteve me “të huajt”.
“Ne e dimë se kushtet për jetë janë kudo, ne e dimë se përbërësit për jetën janë kudo”, tha Croft.
“Unë mendoj se do të ishte thellësisht e çuditshme nëse do të rezultonte se ne ishim i vetmi planet i banuar në galaktikë ose në univers. Por ju e dini, është e mundur”, shtoi ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Armëpushim në Gaza, por jo në Bregun Perëndimor – forcat izraelite sulmuan qytetin e Jeninit, ka edhe të vdekur
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!