LAJMI I FUNDIT:

“Teatri do të mbrohet edhe me gjak”

“Teatri do të mbrohet edhe me gjak”

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka akuzuar Ministrinë e Kulturës se ka urdhëruar zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka deklaruar prej kohës qëndrimin e saj të prerë në lidhje më këto hapa: Teatri nuk do të shembet!!! Pushtetit politik mund t’i trimërojë hajdutët, por nuk ka për t’i shpëtuar përgjithmonë. Teatri do mbrohet, edhe me gjak po të jetë nevoja, dhe kushdo që do guxojë të ngrejë dorën ndaj tij do të gjykohet e do të paguajë shumë shpjet pasojat e vendimeve të marra sot”, thuhet në njoftim.