Do të jepet repriza e komedisë “Provinca” në teatrin e Mitrovicës “Muharrem Qena”.

Sipas njoftimit, repriza e kësaj komedie do të jepet më 13.02.2025, në orën 19:00, shkruan Telegrafi.


Komedia “Provinca” është një shfaqje që përmes humorit dhe satirës politike pasqyron realitetin e sotëm.

Aktorët e kësaj komedie janë: Butrint Lumi, Fisnik Ademi, Fatmir Haliti, Agan Asllani, Blerina Veseli dhe Venera Bojaj. /Telegrafi/