LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 7° cloudy

Teatri i Gjilanit sjell filmin “Zgjoi” në kuadër të fushatës ’16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore’

Teatri i Gjilanit sjell filmin “Zgjoi” në kuadër të fushatës ’16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore’

Po vazhdojnë aktivitetet e shumta në kuadër të fushatës “16 ditës e aktivzmit kundër dhunës me bazë gjinore”.

Në vazhdën e këtyre aktiviteteve, Komuna e Gjilanit nesër me datë 30 nëtor në Teatrin e Gjilanit sjellë filmin “Zgjoi”.

Në njoftimin e komunës thuhet se filmi do të shfaqet me fillim nga ora 18:30.


“Në kuadër të aktiviteteve të përditshme të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, me 30 nëntor shfaqet filimi Zgjoi në orën 18.30 në Teatrin e Gjilanit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Zgjoi është një film dramatik shqiptaro-kosovar i vitit 2021 me shkrim dhe regji nga Blerta Basholli në debutimin e saj regjisorial. Në film luajnë Yllka Gashi, Çun Lajçi dhe Aurita Agushi.

Ai u shfaq premierë në Festivalin e Filmit Sundance 2021 më 31 janar 2021 dhe u bë filmi i parë në historinë e Sundance që fitoi të tre çmimet kryesore – Çmimin e Madh të Jurisë, Çmimin e Audiencës dhe Çmimin e Regjisë – në Konkursin Botëror të Kinemasë Dramatike. Ai u zgjodh si kandidatura kosovare për filmin më të mirë ndërkombëtar të metrazhit të gjatë në Çmimet e 94-ta të Akademisë.

Filmi bazohet në historinë e vërtetë të një gruaje, Fahrije, e cila shkon kundër pritjeve mizogjene të shoqërisë për t’u bërë një sipërmarrëse pasi burri i saj u zhduk gjatë Luftës së Kosovës 1998-1999. Ajo fillon të shesë ajvarin dhe mjaltin e saj, duke rekrutuar gra të tjera në këtë proces. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dyshohet për një shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

Dyshohet për një shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

Lajme
Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Evropa
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Botë
Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Lajme
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Kalo në kategori