A do të zbardhen proceset e dyshimta, siç është rasti ”Alfa”, përmes reformave të paralajmëruara gjyqësore?
Në mesin e shumë shqiptarëve, të cilit me mish e shpirt i presin reformat e paralajmëruara në sistemin gjyqësor të Maqedonisë, është edhe familja Islami nga Shkupi. Padrejtësinë të cilën e vuan kjo familja nga vitit 2008-të e këndej, ka të bëjë me arrestimin e djali të tyre, Agim Islamin, i cili nga Gjykata Penale e Shkupit është dënuar me burg të përjetshëm, shkruan gazeta KOHA. Akuza, e cila sipas familjes, i është montuar djalit të tyre, ka të bëjë me sulmin ndaj patrullës së njësisë “Alfa” që ndodhi në oborrin e Fakultetit Matematiko Natyror, nëntë vite më parë, ku mbeti i vrarë një pjesëtar i këtij njësitë dhe dy tjerë u plagosën. Ndryshimi i pushtetit qendror dhe ardhja në funksion e Qeverisë së re, për vëllain e Agim Islamit, Jetmir Islamin, paraqet një pikë shpresë se vallë dhe rasti i vëllait të tij mund të përfshihet në ndonjë rishqyrtim apo zgjerim të më hollësishëm të hetimeve.
”Ne ende jemi të hutuar dhe çuditemi se si është e mundur në një shtet, i cili veten e quan “shtet ligjor” të ketë kaq pafajësi të madhe. Megjithatë, prej publikimit të bombave e këndej, na është bërë e qartë se kur hetimet zhvillohen nga persona, siç është Marko Zvërlevski dhe të tjerët, gjithçka mund të të ndodhë. Dënimi me burg të përjetshëm është presedan dhe nuk ndodh që të shqiptohen në asnjë shoqëri ku sundon ligji i mirëfilltë. Ndërkohë, vëllai im, Agimi, pa asnjë dëshmi relevante për 9 vite me radhë vuan dënimin me burg të përjetshëm. Kjo padrejtësi na është bërë përkundër faktit se gjatë procesi gjyqësor ne i prezantuan pesë dëshmitarë, të cilët garantonin se gjatë kohës kur janë sulmuar “Alfat”, ai ka qenë me ata. Montimin e rastit e ka vërtetuar edhe prindi i policit të ndjerë, Afrim Arifit. Situata më tragjike është se xhirimet nga kamerat e sigurimit në vendin e ngjarjes nuk gjatë prezantimit të dëshmive qëllimisht nuk zmadhohen, me qëllim vërtetimin e identitetit të personave që e kanë kryer atë vepër. Duke i pasur parasysh këto të dhëna dhe ndryshimin e pushtetit, ne apelojmë deri te të gjitha organet përkatëse, në interes të së vërtetës dhe zbardhjes së plotë të rastit, t’i fillojnë edhe njëherë hetimet”, thotë për gazetën KOHA, Jetmir Islami. Reformat rrënjësore në sistemin gjyqësor, premtim, ky përmes të cilit kryeministri i ri, Zoran Zaev, në zgjedhjet e fundit parlamentare i fitoi një numër të konsiderueshëm të votave shqiptare, për familjen Islami nënkuptojnë një shpresë reale se gjykatat do të zhvishen nga petku partiak dhe më në fund do të iniciohet rishqyrtim i lëndës.
“Besojmë se me reformat në gjyqësor edhe ky proces i montuar politik do të zbardhet, respektivisht ne presim rigjykim të këtij rasti, ku do të merren parasysh mbi 100 dëshmi që i kemi parashtruar dhe në këtë formë të lëshohet në liri vëllai im. Prej ditës së parë, që kur pa faj e arrestuan Agimin, e deri me sot, ne shpresat e vetme i kemi pasur në dorë të Zotit. Mirëpo, tani më që përmendet se do të ketë me të vërtet reforma në gjyqësor, neve na është kthyer shpresa dhe ndihemi më të rehatshëm. Me ndihmën e Zotit, ne shpresojmë se në vendet e duhura do të caktohen gjyqtar të ndershëm, të cilët do t’i përulen betimit të tyre që bëjnë kur vijnë në funksion si gjykatës. Sinqerisht, për neve si familje jeta e ka humbur kuptimin, prej kohës kur pa faj na e arrestuan dhe dënuan vëllain tonë”, shprehet mes tjerash, Jetmir Islami, i cili përmes këtij rrëfimi shpreson në sensibilimin e klasës së re politike. Njëkohësisht, familjarët e Agimit thonë se nëpërmjet avokatit të tyre, Joan Joanidis, kanë dorëzuar kërkesë deri te Prokuroria Speciale Publike, me qëllim konstatimin e faktit se vallë mos ekziston ndonjë material nga përgjimet e jashtëligjshme, e që lidhet me vëllain e tij, për arsyet se procesi i këtyre përgjimeve është zhvilluar nga vitit 2008 e deri në vitin 2015.
Ngjashëm si në shumë raste tjera, edhe gjatë hetimeve për zbardhjen e rastit “Alfa”, pas arrestimit të të akuzuarve është regjistruar keqpërdorim i masës së paraburgimit, e cila në rastin e Agim Islamit, ka zgjatur plotë 18 muaj, ndërsa në mungesë të provave, siç thonë familjarët, djalin e tyre në fund e dënuan duke u mbështetur në dëshmi “banale”. Duçi i cigares ka qenë prova e vetme, të cilët gjykatësja Dobrinka Kaçarska, me propozim të prokurorit Marko Zvërlevski, e ka sjellë aktgjykimin për shqiptimin e dënimit me burg të përjetshëm ndaj Agim Islamit. Gjatë tentimit për të dëshmuar se djali i tyre nuk ka asnjë lidhje me rasti, familjarët gjatë asaj kohe kanë pasur një takim jo zyrtar me prokurorin Zvërlevski, të cilit i kanë kërkuar zhvillimin e hetimeve transparente, megjithatë përgjigja e tij, siç thotë Jetmir Islami, ka qenë se medoemos duhet të veprojnë në atë mënyrë, për shkak se ajo lëndë paraqet një hapë para drejt karrierës së tyre. Një javë pas sulmit dhe vrasjes së policit të njësisë “Alfat”, me 26 nëntor të vitit 2008, në aksionin policor të zhvilluar në Çair, Haraçinë dhe Kumanovë, policia arrestoi mbi 10 persona. Ndryshe, arrestimi i Agim Islamit, i cili asaj kohë kishte bërë katër muaj që kur ishte kthyer nga Gjermania, me qëllim për t’i rregulluar disa dokumente, është bërë gjatë tentimit të tij për t’u pajisur me letërnjoftim bullgar, dokument ky të cilin ligjërisht e trashëgonte nga e shoqja. Krahas Agim Islamit, për rastin “Alfa” dënimin me burg të përjetshëm e vuajnë edhe Almir Dërplanin nga Shkupi dhe Rexhail Qerimi nga Kumanova, persona këto të cilët gjatë përballjes me njëri tjetri, kishte rezultuar se takoheshin për herë të parë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj