Kemi pasur mundësinë të shohim qindra raste të njerëzve të famshëm të cilët kanë treguar se mosha për ta është vetëm numër.
Por, kjo gjë vlente kryesisht për femrat e Hollywoodit, të cilat befasojnë me elegancën dhe format e tyre trupore.
Në fakt, nuk janë të vetmet femrat të cilat arrijnë të ‘stopojnë’ kohën, duke bërë që duken gjithnjë të reja.
Bright Side ka sjell një list me meshkujt më seksi të cilët i kanë kaluar të 50-tat, por që duken shumë në formë dhe mahnitin me trupin e tyre, përcjell Telegrafi.
Ata janë të gjithë modelë, gjersa shumica prej tyre punojnë në Hollywood.
Vitin e kaluar Philippe vendosi të ndryshojë, duke i rritur flokët dhe mjekrën, për të cilën thotë se i rri më bukur kur është e gjatë. Ai është i punësuar si model dhe përkundër moshës mahnit me pamjen e tij.
Ai karakterizohet me flokë të thinjura. Është 53 vjeç dhe jeton në New York. Është i punësuar si model ndërsa trupi i tij vazhdon të jetë në top formë.
Ai mahniti të gjitha vajzat me pozat e tij seksi dhe aftësitë e shkëlqyera në aktrim. Jeton në Itali dhe është një biznesmen shumë i suksesshëm. I pëlqen udhëtimet dhe mosha e tij tregon krejt të kundërt me linjat trupore që posedon.
Është një aktor dhe shkrimtar i njohur. Me modeling ka filluar të merret para dy viteve, gjersa tani realizon shumë fotosesione për të reklamuar veshje nga koleksione të ndryshme.
Eric është një model shumë i kërkuar. Ai punon në Hollywood dhe është kryeredaktor i një reviste. Shpesh njerëzit i bëjnë një pyetje: “Si ka mundësi që i arrin të gjitha?”
Është një model italian. I pëlqen shumë të luajë bilardo, ndërsa ka disa vite që merret me modeling. Ndonëse është 48 vjeç ai mahnit me trupin e tij.
Ky aktor i njohur nga Kina para disa viteve donte të provonte për herë të parë modelingun. Kur u paraqitë në “Javën e Modës” në Kinë, të pranishmit u befasuan nga trupi i tij seksi dhe vitaliteti.
Irvin është një tjetër dëshmi se mosha s’ka rëndësi për të treguar që je i bukur. Është 54 vjeç dhe shumë seksi. Frekuenton çdo ditë me rregull palestrën dhe tash e një kohë merret edhe me modeling.
Ky burr i pashëm jo vetëm që mund të mburret me mjekrën e tij e cila i jep mundësinë të shfaqet shumë fotogjenik, por edhe me angazhimin e tij në familje, ngase i kushton kujdes dhe shumë kohë më të dashurve të tij.
Një ditë Shan vendosi që t’i kushtojë shumë kujdes trupit të tij. Kështu ai u angazhua maksimalisht në palestër deri sa fitoi një trup perfekt. Tani është 54 vjeç por duket si një djalosh i ri. /Telegrafi/