LAJMI I FUNDIT:

Të turpëruar apo të shpëtuar?

Ndërkohë që Bashkimi Evropian mundohet të zgjidhë krizën e borxheve, ajo po mundohet të shpëtojë jo vetëm Greqinë, por vetë BE-në.

Megjithatë, Evropës i duhen më shumë para për t’ia dalë mbanë, dhe këtu qëndron problemi. Paratë që i janë dhënë Greqisë për të rregulluar situatën nuk janë të mjaftueshme, kështu që nga populli Grek priten sakrifica të mëtejshme. Për më tepër, ndihma e BE-së nuk është një dhuratë, por diçka e dhënë hua. Greqia pritet të zhytet edhe më në borxhe dhe do t’i duhet të japë peng të ardhmen e saj në mënyrë që Eurozona të mos shembet. Nëse Greqia do të ishte i vetmi vend në vështirësi, atëherë zgjidhja do të gjendej më shpejt, por shumë vende te tjera anëtare të BE-së janë në kriza të ngjashme, dhe vendet e pasura nuk mund t’i shpëtojnë të gjithë.

Greqia duhet të ulë shpenzimet dhe të përdorë huanë e marrë nga BE-ja. Por, nëse shpenzimet publike ulen, atëherë Grekët do të varfërohen dhe, që sot e tutje, do të ketë me pak programe sociale. Nëse bëhen disa llogaritje matematikore, ato do të tregojnë se situata ekonomike do të përmirësohet pas disa vitesh. Por, këto llogaritje nuk mjaftojnë, pasi qeveritë duhet të bëjnë llogaritë politike dhe sociologjike gjithashtu, për të parashikuar fatin që i pret.


Gjermania e konsideron veten shpëtimtaren kryesore të vendeve në vështirësi dhe më shumë mundësi, është duke pritur që Grekët të bëjnë të njëjtën gjë si ata. Gjithashtu, Gjermanëve do t’u pëlqente të merrnin mirënjohjen e Grekëve, por në vend të kësaj, ata po shohin një komb të inatosur që i akuzon Gjermanët se kanë penguar zhvillimin e vendit. Masat e rrepta që ka vendosur BE-ja nuk pëlqehen dhe aq shumë, dhe kanë shkaktuar trazira në Athine, ku njerëzit i kane vënë flakën ndërtesave. Epo, ndjenjat që mund të kesh nëse jep para hua, vetëm për të zbuluar se ai qe i ka marre ato të urren më shumë se më parë, nuk duhet të jenë të mira.

BE-ja i ka dhënë vendeve në vështirësi peshkun, në vend që t’i mësojë ato si të peshkojnë. Problemi më i rëndësishëm i Greqisë dhe vendeve të tjera në vështirësi, është se ato nuk kanë asnjë lloj fuqie konkurruese në tregun botëror. Dhe meqenëse vendet anëtare nuk kanë nevojë të kenë fuqi individuale, pasi janë pjesë e një bashkësie më të madhe, përsëri, brenda kësaj bashkësie, disa vende kanë dalë me fitim, ndërkohë që të tjerët, janë të dënuar të jenë shpenzues të përhershëm.

Një ndarje e tillë brenda një grupi është dhe arsyeja kryesore e një shpërbërjeje të mundshme. Nuk është logjike që brenda një lëvizjeje integruese të ketë disa anëtarë që përparojnë, ndërkohë që të tjerët duhet të përballen me probleme të pafundme ekonomike. Nga ana tjetër, nëse një shtet anëtar që është në vështirësi, e ndalon zhvillimin e pjesës tjetër të bashkësisë, atëherë do të ishte e kotë që grupi të vazhdonte të mbahej siç kishte bërë deri tani. Gjermania është në dijeni të faktit se Greqia po ndikon vendet e tjera, kështu që vazhdon të mbështesë formulën “njëri përparon, ndërkohë që të tjerët varfërohen”. I vetmi vend që e mbështet Gjermaninë në këtë formulë është Franca, dhe kjo vetëm sepse Parisi mendon se është më mirë të kesh një armik të fortë, sesa një mik të dobët. Gjermania dëshiron të vazhdojë zhvillimin e saj, por dhe të shpëtojë Greqinë, dhe prandaj po këmbëngulë që Greqia të vazhdoje të qëndroje në këtë sistem.

Megjithatë, procesi i shpëtimit është shtrenjtuar aq shumë sa Gjermania po i var shpresat tek Kina. Por, kjo e fundit pranon ta ndihmojë Gjermaninë vetëm nëse ajo përkrah “armiqësinë” e Kinës me SHBA-në, gjë që është shumë e rrezikshme për Berlinin, pasi Washingtoni do që BE-ja të përkrahë SHBA-në dhe asnjë tjetër; as Rusinë e as Kinën. SHBA-ja mendon se rimëkëmbja e Amerikës do të jetë më e shpejtë me ndihmën e Europës, dhe i premton BE-së se kur ekonomia Amerikane të marrë veten, ajo do të shpëtojë Eurozonën në një kohë shumë të shkurtër. Por kjo do të thotë se Europa do t’i kthehet përsëri modelit të një gjiganti ekonomik, e një xhuxhi në politikë.

Gjermania po i afrohet një nga vendimeve më të rëndësishme në histori: do të vendosë të vërë në rrezik BE-në, apo të qëndroje nën mbrojtjen e SHBA-së?