LAJMI I FUNDIT:

Të shtunën do të hapet autostrada Stracin-Kriva Pallankë

Të shtunën do të hapet autostrada Stracin-Kriva Pallankë

Kryeministri Hristijan Mickoski dje tha se pret që viti 2025 të jetë më i suksesshëm se viti 2024. Sipas tij, viti i kaluar përfundoi me rezultate më të mira se sa pritej, sa i përket planit ekonomik.

Kryeministri bën me dije se pret investime mbi një miliard euro dhe deficit buxhetor nën 4 për qind.

Mickoski njoftoi se të shtunën do të hapet rruga Stracin (Çatal) – Kriva Pallankë, ndërsa në gjysmën e dytë të këtij muaji do të hapet pjesa e autostradës Gradsko-Farish, si dhe pjesa e parë e hekurudhës për në Bullgari, Kumanovën- Beljakovce.


Sipas Mickoskit, puna në autostradat e Korridorit 8 dhe Korridorit 10 është duke u përshpejtuar.

“Rruga Gostivar-Bukojçan është në ndërtim e sipër, pres të përfundojë tenderi që do ta lidhë Bukojçanin me autostradën Kërçovë-Ohër. Puna po përshpejtohet edhe në rrugën Prilep-Manastir, pres që rrugët Tetovë-Gostivar dhe Trebenishtë- Qaf Thanë të fillojë me një trase të re, sepse ajo aktuale hyn në pjesën që mbrohet nga UNESCO”, tha Mitsoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori