Të shtunën Besa - Hajvalia, të dielën dy derbi

Zyra e Federatës së Futbollit të Kosovës, konfirmoi se me 22 gusht do të hapet perdja e edicionit të ri në Raiffeisen Superligë.
Besa-Hajvalia e hapin edicionin e ri, ndeshje e cila luhet të shtunën në orën 17.00, ndërsa një ditë më vonë përkatësisht me 23 gusht do të luhen dy derbi të mëdhenj: Prishtina-Feronikeli dhe Drita-Gjilani.
Feronikeli është kampion dhe futet me mision për të mbrojtur këtë trofe. E tërë vëmendja është në derbin e madh që luhet në Gjilan mes Dritës dhe Gjilanit. /Telegrafi/
Çiftet dhe orari
E shtunë
Besa-Hajvalia (17:00)
E diel
Drita-Gjilani (16:00)
Trepça ‘89- Istogu (17:00)
Liria-Drenica (17:00)
Vushtrria- Llapi (17:00)
Prishtina-Feronikeli (17:00).

Nga
Telegrafi
18/08/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































