Qytetarët e Kosovës si duket se kanë kuptuar ende moton e fushatës “Festo me zemër, jo me armë”.
Kjo fushatë ka disa vjet që është lansuar nga Policia e Kosovës në çdo verë, stinë kjo kur bëhen dasmat. Por të shtënat nëpër festa dhe ahengje veç sa shtohen çdo vit, ndonjëherë duke marrë edhe jetë njerëzish.
Këtë vit fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë rast me fatalitet nga të shtënat nëpër dasma, ndonëse në një fshat të Suharekës shumë lehtë ka mundur të ndodhë diçka e tillë.
Nga plumbat e armëve që u shkrepën nga gëzimi, pësuan me lëndime të lehta tri gra të shtëpisë.
Në Policinë e Kosovës janë raportuar vetëm dhjetë raste të gjuajtjeve me armë zjarri, dhe numri i personave të lënduar gjatë këtyre incidenteve është gjithsej nëntë.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha në muajt qershor dhe korrik të këtij viti janë raportuar 10 raste e që nënkupton në rënie të rasteve të gjuajtjeve me armë zjarri në dasma dhe ahengje.
“Fatbardhësisht sivjet kemi një situatë më të mirë dhe Policia e Kosovës qoftë përmes masave preventive qoftë përmes operacioneve policore ka pasur disa raste që ka intervenuar dhe vetëm këta dy muaj kemi të raportuara respektivisht Policia ka intervenuar në 10 raste të ndryshme nëpër dasma apo ahengje të ndryshme”, tha Hoxha.
Nga këto dhjetë raste të regjistruara janë lënduar nëntë persona, ndërsa në këto operacione janë arrestuar 14 persona dhe janë konfiskuar 58 municione dhe 17 armë të llojeve të ndryshme.
“Bazuar në informacionet zyrtare që i kemi gjatë kësaj periudhe rreth 2 mujore pra në këto 10 intervenime kemi pasur 9 incidente të shënuara. Policia e Kosovës ka konfiskuar 58 municione, 17 armë të llojeve të ndryshme, gjithashtu personat e lënduar gjatë këtyre incidenteve kanë qenë 9, ndërsa në këto operacione nga policia e Kosovës janë arrestuar 14 persona të dyshuar për armë mbajtje pa leje apo përdorim të kundërligjshëm të armëve nëpër këto dasma apo ahengje”, tha Hoxha.
Dukuria e gjuajtjeve me armë zjarri nëpër ahengje familjare është prezente pothuajse në të gjithë rajonet e Kosovës, mirëpo sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha , në rajonin e Prishtinës janë raportuar rastet më të shpeshta për shtënie me armë.
Arsyen e gjuajtjes me armë në momente gëzimi e shpjegon sociologu Ferdi Kamberi.
Ai tha se afektin dhe traditën i sheh si faktorë të cilët i shtyjnë njerëzit që të gjuajnë me armë gjatë ahengjeve të ndryshme familjare. Sipas tij si pasojë e këtyre traditave një gëzim familjar lehtë mund të shndërrohet në një tragjedi familjare.
“Dasma është një ceremoni në vete, është një element i kurorëzimit e cila në fakt ndërlidhet ngushtë me martesën dhe familjen e cila nga sociologët konsiderohet si agjent i parë i socializmit, mirëpo për shkak të së drejtës zakonore në sistemin patriarkal por edhe elementeve ose faktorëve të tjerë. Pra njerëzit gjuajnë nëpër dasma kur dihet që pasojat nga këto krisma mund të jenë të mëdha. Ndër faktorët pa dyshim është edhe afekti. Gjatë dasmave duke mos i marrë parasysh pasojat cilat mund të jenë, njerëzit nga gëzimi për shembull që e kanë martuar vajzën ose djalin do me thanë gjuajnë nëpër dasma, dhe mund ët ketë viktima si rezultat i këtij afekti, së dyti mund të prishet pra një ceremoni gëzimi dhe të jetë do me thënë një ceremoni të shndërrohet në tragjedi”, tha Kamberi.
Ndryshe Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të përdorimit të armëve të zjarrit ka apeluar tek të gjithë qytetarët e Kosovës që qytetarët që t’iu iu shmangen përdorimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit për arsye se armët paraqesin rrezik potencial.
Policia po ashtu njofton se të gjithë ata të cilët në mënyrë të kundërligjshme përdorin armët apo bartin ato në mënyrë të paligjshme, pa autorizim, ndaj tyre do të ndermirën të gjitha masat e nevojshme ligjore për kompletim dhe procedim të këtyre rasteve tek organet kompetente të drejtësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës