Dy oficerë policie dhe një kalimtar u vranë të martën kur një person i armatosur hapi zjarr në qytetin belg të Liege.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sulmuesi menjëherë është "neutralizuar".


w1 4

Po sipas mediave, të shtënat u zhvilluan të martën në orën 10:30 të mëngjesit. Gjithsesi, ende mbetet i pa qartë motivi i sulmuesit.

Ministri i Brendshëm belg Jan Jambon tha në Twitter se autoritetet e vendit po monitorojnë situatën.

w2 4

"Ne kemi filluar një proces për të përcaktuar se çfarë ndodhi saktësisht", shkroi Jambon.

w3 4

Incidenti ndodhi në afërsi të një shkolle të mesme lokale. Autoritetet kanë thënë se studentët ishin të sigurt dhe se asnjë nuk ishte plagosur. /Telegrafi/