Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, ka konfirmuar rastin për Telegrafin, duke theksuar se nuk ka të lënduar nga ngjarja.


“Rreth orës 20:55, policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Adem Voca’ në Mitrovicë janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar. Njësitet përkatëse policore kanë nisur hetimet”, ka deklaruar Zahiti.

Policia po punon për të identifikuar rrethanat dhe personat e përfshirë në këtë incident./Telegrafi/