Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë pasditen e kësaj të hëne.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dje se i plagosur ka mbetur një shtetas.


Të shtënat kanë ndodhur në një kompleks banimi pranë rrethrrotullimit të Komunës së Parisit.

Policia ka rrethuar zonën ndërkohë që është bërë transportimi në spital i personit i cili ka mbetur i plagosur.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/