Presidenti rus Vladimit Putin nuk do të shkojë në funeralin e Mbretëreshës, ka thënë Kremlini.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, zëdhënësi Dmitry Peskov shprehu lavdërime për Madhërinë e Saj në një konferencë me gazetarët.


Ai tha se populli rus kishte “respekt të madh” për “urtësinë dhe autoritetin e saj”.

“Kualitete të tilla janë shumë të pakta në skenën ndërkombëtare për momentin", tha Peskov.

Mbretëresha Elizabeth II vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare. Ajo kishte mbretëruar për 70 vjet. /Telegrafi/