Sfidat e jetës trokasin kudo, tek dikush më shumë e diku më pak. Por, t’i rezistosh atyre kur ke mbështetje, dashuri dhe ngrohtësi të rrethit ku jeton, bëhet më e lehtë.
Kështu, të rinjtë me histori të trishtë dikur, sot pjesë e SOS Fshatit në Kosovë, vendit ku ata ndjejnë dashurinë familjare, udhëtuan ditë më parë drejtë qytetit të ëndrrave të tyre, Stambollit.
Lumturia e përjetimit të ndjesisë së udhëtimit me aeroplan emocionoi të gjithë pa dallim, dhe sikur mbërtheu shpirtin e këtyre 16 të rinjve që po udhëtonin me “Turkish Airlines”.
Pa e kuptuar, përhumbën në kujtime e përjetime të cilat shpesh trazoheshin nga shkundjet dhe sinjali se duhet të vendosin rripin e sigurisë.
Në momentet e nisjes, njëra nga vajzat ndjehet e tronditur dhe e pafuqishme përballë fuqisë së këtij aeroplani.
Dëgjoja që pëshpëriste dhe lartësonte Zotin, me sytë mbyllur.
Shpejt pash një shtrëngim dore që i thotë: ‘Unë jam këtu engjëlli im’, derisa po i jepte një strukje akoma më të fortë në kraharor.
Ishte Merita, punëtorja sociale e Sos Fshatit, tek e cila fëmijët gjenin ngrohje dhe ndjenin kaq shumë dashuri.
Dy ulëse më larg, janë dy të rinj që bisedonin me njëri tjetrin dhe qeshin, kushedi për çfarë, por dallohet dashuria që ndajnë.
Në krahun tim, një tjetër djalë s’mund të hap ushqimin e paketuar të shërbyer në aeroplan. Unë dëshmova përkujdesjen, ndërsa sytë e tij përcillnin mirënjohje.
Më tej, vërejta një djalë që mbulonte shoqen me kujdes teksa e kishte zënë gjumi dhe kishte mbështetur kokën në supin e tij.
Të tjerët vështrojnë nga dritarja pa zhurmë. Ç’hijeshi teksa zbarkojmë nga lartësia e qiellit në drejtim të qytetit që kishim destinacion.
Sa shpejtë kaluan një orë udhëtim. Sa shumë ndjesi të përjetuara brenda një udhëtimi njëorësh me aeroplan. Fëmijët përjetonin momente të jashtëzakonshme. Mjafton ta lënë të lirë zemrën e t’i lumturojë.
T’i lumturojë tashmë në qytetin e bukur të Stambollit, qytetin e kontrasteve dhe vlerave tradicionale, qytetit që përmbush të gjitha dëshirat e botës dhe i hap portat drejt bukurisë së çmuar, historisë, arkitekturës, shopping-ut, e çka jo tjetër. Kryeqytetit të tre perandorive dhe vendit të vetëm në botë që shtrihet në dy kontinente.
Ngazëllimi tek fytyrat e këtyre të rinjve dëshmonte qartë lumturinë të cilën po e përjetonin.
Ky qytet, thjeshtë nuk të lejon të zbulosh të gjitha sekretet e tij. Do të magjepsesh, impresionohesh, zbulosh, do të habitesh nga bukuria, megjithatë asnjëherë nuk do të mësosh gjithçka për këtë margaritar të Bosforit.
Dita e parë e vizitës ishte mjaft e ngjeshur, pasi kompania “Turkish Airlines” kishte organizuar me precizitet agjendën e vizitave në monumente historike dhe bukuritë që ofron Stambolli, nga nuancat antike deri tek ato modernet.
Ata falënderonin përfaqësuesit e “Turkish Airlines”, të cilët të frymëzuar dhe të prekur nga realiteti i këtyre fëmijëve, u bë iniciatorë të këtij udhëtimi që arriti “të ndryshojë botën e tyre”, qoftë edhe për disa ditë.
Po ashtu vizituan muzeun “Grande Sofia dhe Aya Sofia”. Por si mund t’ia kthenin shpinën edhe xhamisë më të madhe në Evropë, xhamia e ”Sulltan Ahmed” ose siç njihet ‘Xhamia e kaltër’.
Ndërsa, dita e dytë e të rinjve u fokusua në vizitën që iu bë kompanisë “Turkish Airlines”.
Entuziazmi dhe kurioziteti i tyre për të parë punën e Turkish Airlines, nuk u la në heshtje, pasi ata qoftë me fjalë por edhe me mimikë donin të “vidhnin” e të dinin çdo gjë rreth funksionimit të kësaj partie.
Akademia e Fluturimeve “Flight Academy”, ishte destinacioni i parë në ditën e dytë ku kryhen trajnime për pilotët dhe stafin.
Ata patën fatin t’i shohin simulatorët dhe disa nga ta t’i përdorin ato dhe ta shijojnë eksperiencën e një piloti në kokpit.
Të rinjtë u ndjenë si pilotë të vërtetë, e njëri prej tyre nga kënaqësia e madhe që përjetoi tha: “Unë u bëra pilot, askush s’mund të më thotë që s’kam drejtuar një aeroplan”.
Dëgjoje të qeshura e fjalë të mira kudo. Lumturinë që ata e kërkojnë dhe e gjejnë në mënyrë të pakushtëzuar, ishte pranë tyre.
Pjesë e departamentit të “Turkish Airlines” ishte edhe pjesa e ushqimit. Të rinjtë u informuan nga afër me kompaninë “Turkish Do&Co”.
Ata shikuan nga afër përjetimin e pjesës operacionale mjaft të ngarkuar të përgatitjes së ushqimeve për aeroplan, se si bëhet përgatitja e ushqimit për udhëtarët të cilët fluturojnë me “Turkish Airlines”.
Përveç që e vizituan këtë vend, të rinjtë e Sos Fshatit edhe shijuan ushqimin të shërbyer në kabinën e improvizuar të biznes aeroplanit të Turkish Airlines, A330. Ata u ndjenë vërtet njerëz të rëndësishëm, pasi në fakt edhe të tillë janë.
Pas kësaj, vizita vazhdoi edhe tek departamenti i radhës “Turkish Technic”.
Aty të rinjtë patën fatin dhe mundësinë të shikonin punën e një inxhinieri të aeroplanëve në atele të aeroplanëve ku bëhet pranimi, ndërhyrja dhe kontrollimi nga ana teknike, e servisimit të aeroplanëve.
Pyetjet e të rinjve vërshuan si ujëvarë para përfaqësuesit të këtij departamenti. Një i ri pyeti se a mund ta ketë dhe ai një aeroplanë të tillë. U krijua një situatë komike, dhe e bukur. E, kështu vazhduan të rinjtë e Sos Fshatit, duke shuar kureshtjen e tyre në departamentet e Turkish Airlines.
Njëri nga të rinjtë për Telegrafin tha se mezi ka pritur që ta vizitoj Stambollin.
Djali i Sos Fshatit tha se pritshmëritë e tij rreth organizimit dhe vizitave që ia bën Stambollit ishin përtej asaj që mendohej.
“Ne jo vetëm që jemi kënaq, por edhe kemi mësuar shumë nga ky udhëtim. Nuk kam pas shumë ide sa i përket kompanisë, kam dëgjuar që është vetëm njëra nga kompanitë më të mira, dhe me të vërtetë jam bind që qenka më shumë se e mirë”, tha ky djalosh.
Edhe një nga vajzat e Sos Fshatit shprehu kënaqësinë e saj që e përjetoi në këtë udhëtim.
“Me vet faktin që na kanë tregu që kemi për të shkuar në Stamboll që të vizitojmë vende historike për ne ka qenë gëzim i madh. Këtu mësuam gjëra të reja, që nuk i kemi ditur. Mikpritja ka qenë shumë e mirë dhe jemi nda të kënaqur sepse çdo gjë ka qenë në favor tonin. Me vet faktin me i pa gjërat afër nuk është mundësi e thjesht, pasi kemi pa se si punon aeroplani dhe detaje të reja”, tha kjo vajzë, e cila tha se ka dëshirë për të udhëtuar sërish me Turkish Airlines në ndonjë vend tjetër të Evropës.
Udhëheqësi i projektit “Shtëpia e Rinisë”, nga Sos Fshatrat e Fëmijëve, Liridon Aliu, tregoi se kjo vizitë kishte karakter rekreativ dhe edukues.
Ai shprehu mirënjohje për Turkish Airlines për gjithçka ofruan për të rinjtë e Sos Fshatit.
“Ne si SOS vazhdojmë të punojmë dhe të përkujdesemi për fëmijët dhe të rinjtë për faktin se punën tonë e ndihmojnë kompani dhe individ me vullnet të mirë, të cilët janë gjithnjë afër nesh. Vizita në Stamboll kishte karakter rekreativ dhe edukues njëkohësisht pasi që të rinjtë në ditën e parë vizituan qytetin dhe monumente të rëndësishme të qytetit, sigurisht që e kaluara historike e qytetit dhe madhështia e tij i bëri shumë kurioz të rinjtë”, tha Aliu.
Aliu po ashtu tha se të rinjtë u kënaqen edhe ditën e dytë, pjesë e së cilës ishte vizita në departamentet e “Turkish Airlines”.
“Të rinjtë u njohën për së afërmi me rrethanat në të cilat trajnohen dhe edukohen pilotët, si dhe veprimet që ndërmerren në rastet e emergjencave gjatë fluturimeve. Po ashtu ata e panë mënyrën dhe procedurat e përgatitjes së ushqimit të aeroplanëve”, theksoi ai, duke shprehur mirënjohje ndaj përfaqësueses së Turkish Airlines, Sebahate Hashani Dedi.
Edhe punëtorja sociale e Sos Fshatit, Merita Lekaj, në një prononcim për Telegrafin tha se të rinjtë ishin mjaft të ngazëllyer nga ajo që kanë parë dhe dëgjuar.
“Këto dy ditë kemi udhëtuar me Turkish Airlines, ku kemi shumë mbresa të mira nga vizitat që i kemi bërë deri tani. Kemi vizituar monumente të ndryshme historike në të cilat të rinjtë kanë qenë të ngazëllyer nga ajo që kanë parë dhe kanë dëgjuar respektivisht për historinë e Stambollit. Një metropol botëror faktikisht. Gjithashtu ju kanë lënë mbresa të mëdha në vizitat e tyre”, u shpreh Lekaj.
Ndërsa, përfaqësuesja “Turkish Airlines”, Sebahate Hashani Dedi për Telegrafin tregoi qëllimin e këtij udhëtimi që ka organizuar kjo kompani për Sos Fshatin e të rinjve.
Ajo tha se organizimi është bërë që të rinjtë e SOS Fshatrave në Kosovë të kenë një eksperiencë dhe një inspirim për të ardhmen e tyre profesionale.
Mirëpo, në këtë udhëtim ishin të ftuar edhe disa nga mediat e sipas saj kjo u bë që “Turkish Airlines” të jetë shembull dhe referencë për të gjitha kompanitë, korporatat dhe të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë në mënyra të ndryshme.
“Turkish Airlines në Kosovë ka organizuar një shëtitje dyditore për të rinjtë e Sos Fshatrat e Fëmijëve. Qëllimet e kompanisë sonë në lidhje me këtë shëtitje kanë qenë: Në ditën e parë të shëtitjes të rinjtë e Sos Fshatit të kenë mundësit ta përjetojnë fluturimin me Turkish Airlines, të informohen me procedurat gjatë udhëtimeve me aeroplan, të vizitojnë qytetin e Stambollit duke përfshirë vendet historike dhe kulturore, si dhe në ditën e dytë të shëtitjes iu është ofruar mundësia e vizitës në departamentet e Turkish Airlines duke përfshirë ‘Flight Academy’, ‘Turkish Do&Co’, ‘Turkish Technic’”, ka thënë Hashani.
Kjo ishte vizita dyditore e gjashtëmbëdhjetë të rinjve të Sos Fshatit nga Shtëpia e Rinisë, ku ata eksploruan qytetin e ëndrrave, përjetuan lumturinë dhe zgjuan kureshtjen e tyre për vendin e dy kontinenteve, e të historisë ndër vite e shekuj, Stambollin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje