Buletini për Personalitet dhe Psikologji Sociale, ka zbuluar se të qenit i çuditshëm – apo jokonformist, në termet e të pëlqyerit – ju bën më atraktiv tek gjinia e kundërt.
Hulumtuesit kanë bërë studime me disa njerëz, të cilëve ju kanë kërkuar të përshkruajnë partnerin e tyre, që sapo e kanë njoftuar përmes ueb-faqeve të takimeve në internet, transmeton Telegrafi.
Është zbuluar se të gjithë e kanë zgjedhur dikë, që nuk ju përshtatet në personalitetit, stil të veshjes dhe vendimeve jetësore apo opinioneve.
Para së gjithash, me këtë hulumtim është zbuluar se të qenit pak i çuditshëm apo njeri që i thyen rregullat, ju bën më atraktiv dhe të parapëlqyer nga gjinia tjetër.
/Telegrafi/