LAJMI I FUNDIT:

“Do të qëndroj te Argjentina, Messi mund të luajë sa do të dojë” – Scolani flet për të ardhmen dhe lojtarin kryesor

“Do të qëndroj te Argjentina, Messi mund të luajë sa do të dojë” – Scolani flet për të ardhmen dhe lojtarin kryesor

Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka folur për të ardhmen e tij, duke e konfirmuar se do të vazhdojë të drejtojë kampionët e botës.  

45-vjeçari ka fituar Kupën e Amerikës (2021) dhe Kupën e Botës (2022) deri tani me Albicelestët, duke u kthyer në një trajner të kërkuar.

Scaloni ka kontratë deri në dhjetorin e vitit 2026 me Argjentinën dhe do të vazhdojë ta drejtojë ekipin kombëtar.


“Është folur shumë për këtë temë, por unë kam thënë gjithmonë të vërtetën. Mora një moment për të menduar dhe kuptuar se çfarë të bëja. Nuk ishte lamtumirë apo diçka e tillë. Po mendoja se si do të vazhdojë historia ime me Argjentinën”.

Deklaroi se Argjentina ka nevojë për një përzgjedhës energjik, Scaloni nuk tregon se çfarë po ndodh në prapaskenë
Lexo po ashtu Deklaroi se Argjentina ka nevojë për një përzgjedhës energjik, Scaloni nuk tregon se çfarë po ndodh në prapaskenë

“Për ne është gjithashtu e rëndësishme të kuptojmë se kur është koha për t’u dhënë hapësirë ​të rinjve. Ishte vetëm një moment reflektimi”, ka thënë Scaloni.

Në fund natyrisht përzgjedhësi u ndal edhe te lojtari kryesor, Lionel Messi, duke thënë se ai do të luajë derisa të dojë.

“Ai do të vazhdojë me Argjentinën derisa të dojë. Leo luan ende, mbi të gjitha sepse është i lumtur në fushë. Për të do të jetë edhe më e vështirë të tërhiqet”.

“Për të gjithë ne do të jetë e vështirë të mos e shohim më duke luajtur”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Formula 1
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Super Liga
Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

La Liga
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Kalo në kategori