Do të përballen me Shqipërinë në Tiranë, Italia zbulon listën me 31 futbollistë të ftuar

Përfaqësuesja e Italisë nuk do të luaj në Kampionatin Botërorë, por megjithatë ata do të grumbullohen në nëntor për dy ndeshje miqësore.
Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka zbuluar listën e 31 futbollistë të ftuar për dy ndeshje.
Kampioni në fuqi i Evropës do të luaj me Kombëtaren e Shqipërisë në ndeshje miqësore dhe me atë të Austrisë.
Azzurët fillimisht do të përballen me kuqezinjtë në Tiranë më 16 nëntor me fillim nga ora 20:45 në Air Albania, derisa me Austrinë përballen në Vjenë katër ditë më vonë.

Federico Chiesa rikthehet një vit pas telefonatës së fundit, sapo u kthye nga lëndimi i rëndë në ligamentin kruciat të gjurit të majtë.
Ndërkohë pjesë e listës janë edhe yjet si Gianluiggi Donnarumma, Bastoni, Leonardo Bonucci, Nicolo Barella, Sandro Tonali, Marco Verratti apo Nicolo Zaniolo. /Telegrafi/






















































