Temperaturat e ulëta ekstreme që kanë kapluar javën e fundit Maqedoninë madje duke u ulur në 20 gradë nën zero, kanë prekur veçanërisht personat e pastrehë.
Mamut Bekirov prej vitesh jeton në rrugë. Ai thotë se nga lëmosha arrin të sigurojë ushqim të mjaftueshëm për të mbijetuar, por për të siç na rrëfen problem paraqet i ftohti që si bëhet ballë.
Bekirov për Radion Evropa e Lirë thotë se nga ngrirja ka shpëtuar falë strehimit në qendrën e të pastrehëve të Kryqit të Kuq në lagjen Momin Potok të Shkupit.
“Për ushqim ne disi mund të gjendemi nga ajo që siguroj si lypës apo duke gërmuar në shportat e mbeturinave, por problemi më I madh për mua taniështë si të mbetesh gjallë në minus 20 gradë celcius brenda natës në hapsira të hapur”, thotë Mamut Bekirov, i përkatësisë rome, i cili për çdo ditë kërkon lëmoshë në hapësirat e Qendrës Tregtare në Shkup.
Përderisa Enver Sulejmani, thotë se në Qendrën e Kryqit të Kuq është strehuar vetëm për disa ditë sa zgjatin temperaturat e ulëta. Ai na rrëfen se ka shtëpi por kushtet I ka shumë të vështira. Pasi s’ka arritur të shlyej borxhin e faturave elektrike ia kanë ndërpre dhe rrymën.
“Kam ardhur këtu sepse s`kam kushte në shtëpi me një shporet tw vogwl me gaz nuk ngrohet shtëpia. Me ndihma sociale prej vetëm 2000 denarë (rreth 33 euro) nuk mund të sigurosh as gjërat elementare e jo më të shlyesh borxhin e faturave”.
“Unë s’kam as pension edhe pse nga mosha 12 vjeçare jam bujk dhe kam paguar tatimin e tokës, thonë se s’kam pasë pronësi të rregulluar, po toka është e trashëguar nga të parët e mi. Ne kemi punuar për gjatë gjith atyre viteve dhe tani nuk na i jep atë që na takon kështuqë jam I detyruar në këtë moshë të dal në rrugë”, thotë Enver Sulejmani.
Bllagojçe Boshkov, e gjejmë në qendrën e kryqit të Kuq. Thotë se ndjehet I indinjuar se përderisa këto ditë të ftohta dimri për disa netë ka vendosur të kalojë natën këtu dikush ia ka djegur tendën ku ka qëndruar brenda vitit.
“Tani në këto ditë ftohta fatmirësisht jam strehuar këtu në qendrën e Kryqit të Kuq sa për të kaluar këto dit të ftohta. Ndryshe unë jetoj në një tendë që ma kanë dhuruar të cilën ekam vendosur në periferi të qytetit. Si jetoj? Ashtu siç jetojnë të gjithë lypsarët”.
“Me ato pak para që siguroj gjatë ditës blej ushqim dhe kthehem në tendën time për të kaluar natën, në të nxehtë e në të ftohtë ajo është streha ime e vetme për dhjetë vite të plota. Ky është fati im pasi fabrika ku punoja shkoj në falimentim dhe unë mora teposhtëzën”, thotë Bllagojce Boshkov.
Dragana Llazarevskam, koordinatore e qendrës së Kryqit të Kuq në “Momin Potok” për të pastrehët për Radion Evropa e Lirë bën të ditur se natën në këtë strehimore e kalojnë prej 17 deri 22 persona, të gjithë nga Shkupi.
Lazarevskana thotë se gjatë këtyre ditëve përderisa vendi përballet me temperatura shumë të ulëta organet e policisë, pastaj qendrapër menaxhim me kriza por më së shumti janë vetë qytetarët ata që i kanë telefonuar qendrës së Kryqit të Kuq për të hapur dyert për të pastrehët që i takojnë në hapësira të hapura.
“Të pastrehët kur vijnë këtu janë në një gjendje shumë të rëndë. Natën mes të dielës dhe hënës ekipet tona pasi u lajmëruan nga qytetarë të ndërgjegjshëm arritën të shpëtojnë dy persona të cilët ishin në gjendje të rëndë hipotermie pothuajse ata ishin të ngrirë, por as trajtimit mjekësorë gjendja e tyre është stabilizuar”, thotë Dragana lazarevska.
Ndryshe, tre persona kanë humbur jetën si pasojë e hipotermisë (ngrirjes) nga temperaturat ekstreme të ulëta të cilat kanë mbretëruar javën e fundit në Maqedoni duke shënuar madje edhe minus 20 gradë nën zero. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Çahet diga e hidrocentralit në Lukovë, përmbytet rruga nacionale
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime