LAJMI I FUNDIT:

Të paktën gjashtë të vdekur dhe 100 të lënduar nga “një grumbull” i tornadove në SHBA

Të paktën gjashtë të vdekur dhe 100 të lënduar nga “një grumbull” i tornadove në SHBA

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën nga stuhitë që “rrafshuan” qytetet në disa pjesë të Indianës lindore dhe Ohajos perëndimore.

Bëhet e ditur se gjashtë persona kanë vdekur, më shumë se 100 janë lënduar, ndërsa të tjerë janë zhdukur, nga një grup prej më shumë se 10 tornadosh që përfshiu pesë shtete amerikane.

Veçanërisht nga moti i rëndë vdekjeprurës janë goditur disa zona të Indianës dhe Ohajos, te të cilat shkalla e shkatërrimit dhe numri i të vdekurve nuk dihej deri sa zbardhi dita, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.


“Ka pasur shumë lëndime, nuk e di numrin, nuk e di se ku janë. Nuk e di se çfarë lëndime janë ato”, tha inspektori policor i Indianës, Doug Carter.

Carter e përshkroi stuhinë si një “ngjarje e tmerrshme”.

Megjithatë, shumë prej dëmeve nuk dihen ende. Gjithçka që dihet është se përveç dëmeve njerëzore ka edhe dëme të mëdha materiale.

Në Winchester disa shtëpi janë shkatërruar plotësisht, ndërsa në Ohio raportohet për dy vdekje dhe dëme të mëdha në Lakeview, Midway, Orchard Island, dhe Russells Point.

Bëhet e ditur se stuhitë ishin pjesë e një nate me mot të ashpër që shtrihej nga Teksasi verilindor në Ohajo.

Raportohet se gjatë natës ka pasur të paktën 30 stuhi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Botë
Kalo në kategori