Një shembje ndërtese në kryeqytetin egjiptian vrau 10 persona dhe lëndoi tetë të tjerë.

Në ngjarjen e ndodhur të hënën, besohet se disa të tjerë janë të zhdukur nën rrënoja, raportojnë mediat shtetërore, përcjell Telegrafi.


Ambulancat u dërguan në vendin e ngjarjes në lagjen Kerdasa, ku ekipet e mbrojtjes civile kërkuan për njerëzit që mendohej se ishin të zhdukur nën rrënoja, sipas gazetës Al-Akhbar Al-Youm.

Dëshmitarët okularë i thanë burimit shtetëror se "një shpërthim i bombolave të gazit" shkaktoi shembjen dhe një hetim policor ishte duke u zhvilluar.

Rregulloret e ndërtimit zbatohen në mënyrë të pabarabartë në metropolin e përhapur të Kajros, shtëpia e mbi 26 milionë njerëzve.

Qyteti ka parë një numër shembjesh vdekjeprurëse ndërtesash në vitet e fundit, si për shkak të gjendjes së disave, ashtu edhe për shkak të mosrespektimit të rregulloreve të ndërtimit. /Telegrafi/