LAJMI I FUNDIT:

Të pagjeturit peng i Serbisë, ndërkombëtarët ta shtojnë presionin

Të pagjeturit peng i Serbisë, ndërkombëtarët ta shtojnë presionin

Edhe pas 18 vjetësh nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë ende vazhdojnë përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1665 personave të zhdukur.

Përpjekjet e fundit ishin ditë më parë në Kizhevak të Serbisë, por që rezultuan pa sukses.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu, ka thënë për Ekonomia Online se të pagjeturit mbeten peng i Serbisë.


Ai ka theksuar se janë edhe disa lokacione të reja si të dyshuara, por për t’u kontrolluar pritet urdhëresa e prokurorit për krime lufte në Serbi.

“Në çdo takim pala kosovare insiston që të rishikohen vendet të cilat ne veç i kemi të dyshimta, të cilat shpesh janë kontrolluar, por nuk është lejuar ndoshta në afërsi të kontrollohet, por ato do të mbesin si kërkesa tonat të cilat ne do të insistojmë që t’i kontrollojmë edhe ato vende për të cilat ne dimë”, ka thënë ai.

Për Gërxhaliun procedurat që duhet të kalohen deri tek dhënia e urdhëresës përbëjnë ngecje të procesit.

“Mund të them se nuk është e lehtë në këtë proces, sepse të gjithë e dimë çka ka ndodhur në kohën e luftës. Është e vështirë edhe takimet edhe konverzimet në këtë aspekt, kërkesat, zvarritjet, ato janë të gjitha pjesë e procesit”.

Ai ka thënë se është e domosdoshme të bëhet trysni tek miqtë ndërkombëtarë për t’u përshpejtuar ky proces.

“Është më se e nevojshme që të bëhet një trysni edhe e miqve ndërkombëtar në këtë aspekt për shkak të përshpejtimit të procesit, për shkak se dita-ditës edhe familjarët kanë filluar të na vdesin, dhe thjesht të them në thonjëza kemi edhe si një rënie në provim”, ka thënë ai.

“Fajin për mosdhënien e informacioneve të sakta të varrezave masive serbet ia lënë kohës 18-vjeçare, ndërrimit të konfiguracionit…”, ka thënë ai.

Gjithashtu në këtë aspekt ai thotë se ndoshta do të ishte më mirë të ndërrohet formati i dialogut, “kjo e tregon më së miri faktin se çdo informacion duhet të verifikohet mirë para se t’i qasemi vendit të cilin duhet ta gërmojmë”.

Ai shpreson që prokurori serb do të japë urdhëresën për të kërkuar fotografitë, apo pamjet satelitore të kohës së luftës pasi për territorin e Serbisë duhet që pala serbe të bëjë këtë kërkesë.

Rikujtojmë se pas një informate nga pala serbe se në Kizhevak gjenden trupa të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, grupi punues që merret me gjetjen e personave të zhdukur ka gërmuar në këtë lokacion për 140 ditë.

Aktualisht punimet janë ndërprerë, pasi që në këtë lokacion nuk u gjet asnjë mbetje mortore.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori