LAJMI I FUNDIT:

“Të paepur, të pafrikë”, motoja e gjeneratës 2025 të FSK-së

“Të paepur, të pafrikë”, motoja e gjeneratës 2025 të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se motoja e cila do të jehojë në emër të gjeneratës 2025 të FSK-së do të jetë “Të paepur, të pafrikë”.

Ministri përmes një postimi në Facebook u ka uruar suksese gjeneratës së re në rrugëtimin e tyre.

“ “Të paepur, të pafrikë” Kjo është motoja që tani e tutje do të jehojë në emër të Gjeneratës 2025. Kadetë të Gjeneratës 2025, ju me të vërtetë jeni të denjë për t’u thirrur në emër të motos që keni përzgjedhur. Suksese në rrugëtimin tuaj të lavdishëm!”, ka shkruar Mehaj. /Telegrafi/