LAJMI I FUNDIT:

Të ndarë rreth vazhdimit të dialogut

Të ndarë rreth vazhdimit të dialogut

Përplasjet e palëve negociuese në takimin e fundit në Bruksel kanë krijuar paqartësi në Kosovë nëse duhet të vazhdohet dialogu në nivel presidentësh apo të ndërpritet. Derisa autoritetet në Prishtinë nuk e dinë se kur do t’i vazhdojnë bisedimet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, analistët politikë dhe subjektet politike shprehen të ndara rreth vazhdimit të bisedimeve.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e pyetur nga gazeta “Zëri” për rrjedhën e bisedimeve ka thënë se ende s’kanë marrë ndonjë lajm nga Bashkimi Evropian (BE). “Nuk kemi ende njoftime nga Bashkimi Evropian në lidhje me këtë çështje”, ka thënë ministrja Tahiri.


Në anën tjetër subjekti më i madh opozitar në vend, Lëvizja “Vetëvendosje” (LVV), vlerëson se dialogu duhet të kushtëzohet me njohje dhe reciprocitet.

“Dialogu duhet të kushtëzohet me njohje dhe reciprocitet në parim. Ndërsa brenda platformës, Serbisë duhet t’i vihen kushte duke filluar nga kërkim i faljes, dëmshpërblimi për demet e luftës, dorëzimi i krimineleve të luftës, të pagjeturit, pensionet, etj”, ka thënë Donika Kadaj – Bujupi, deputete e këtij subjekti.

Sipas saj, Kosova duhet t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë dhe të vendosë sanksione ndaj mallrave të saj. “Vazhdimi i dialogut është vazhdim i nënshtrimit dhe rrezik për koncesione të reja në dëm të vendit”, ka thënë ajo./Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori