Të mërkurën do të mbesin pa ujë disa zona në Obiliq

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina", ka njoftuar se ditën e mërkure do të realizojnë disa punime të planifikuara teknike në galerinë e rezervuarit te Hashant.
Për shkak të këtyre punime, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm disa zona.
"Për shkak të këtyre punimeve, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga orët e mëngjesit deri në përfundimin e punimeve, pa ujë do të mbesin këto zona: Obiliq – pjesa e lagjes së Hashanëve. Fshati Milloshevë", thuhet në njofitm.
Tutje, theksohet se kjo ndërhyrje planifikohet me qëllim përmirësimin e funksionimit të infrastrukturës së ujit dhe garantimin e shërbimeve më cilësore për të ardhmen e kësaj zone. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































