Vendimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për të organizuar mësimin alternativ të përshpejtuar për 441 nxënësit e fshatrave të Kamenicës, kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati, po e quan “sjellje të papërgjegjshme dhe tendencioze” që të pengojë reformën e nisur në arsim.
Komuna e Kamenicës ndërmori një sërë veprimesh kur u bë mbyllja dhe fuzionomi i disa shkollave në disa fshatra të Kamenicës për shkak të numrit të vogël të nxënësve. Një gjë e tillë ishte kundërshtuar nga nxënës, prindër e mësimdhënës të cilët patën organizuar edhe protesta e greva.
Duke iu rikthyer vendimit të ministres Nagavci, Kastrati shprehet i bindur se i njëjti ka prapavijë politike, por që thotë se do të organizojnë një mësimin alternativ për nxënësit që nuk e kanë vijuar mësimin.
“Është një sjellje e papërgjegjshme, është tendencioze që mundohet të pengojë reformën në Komunën e Kamenicës, në veçanti riorganizimin e rrjetit të shkollave. Në fund edhe përbrenda vendimit ajo nuk e ka saktësuar, as nuk ka të drejtë të saktësojë, se si bëhet organizimi, se ajo është kompetencë e Komunës, por një prirje për të ndërhyrë në kompetencën e Komunës. Sidoqoftë, ministrja (Arbërie Nagavci) i ka kompetencat e saj dhe unë e ftoj që të qëndrojë vetëm brenda kompetencave dhe mandatit të saj, nuk lejoj të ndërhyjë në kompetenca të Komunës”, thotë ai.
I pari i Kamenicës thotë se do të organizojnë një mësim të tillë për shkak se këta nxënës pothuajse e kanë humbur vitin.
“Mësimin plotësues, ne ishim të gatshëm me ministrinë ta organizojmë, vetëm se ne i përcaktuam cilat janë objektet shkollore funksionale dhe mësimdhënësit të organizojmë dhe koston shtesë ta mbulojë ministria. Sidoqoftë, deri tash nuk po duket që ka vullnet prej ministrisë për ta bërë një zgjidhje, por ne jemi të gatshëm dhe duhet sepse këta fëmijë pothuajse e kanë humbur vitin”, thotë Kastrati.
Kastrati, që kur mori mandatin e të parit të Kamenicës ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se është i bindur se një vendim i tillë nga ministrja Nagavci është për qëllime politike, e krejt kjo thotë se po bëhet për ta dëmtuar atë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë të këtij viti.
“Për hir të së vërtetës këtë çështje ka dashur ta fillojë vetë Arbërie Nagavci kur ka qenë drejtoreshë në Komunën e Prishtinës, por dikur është tërhequr se nuk e ka konsideruar se ja vlen me i hy një sfide të tillë, gjithashtu ka qenë edhe program gjatë fushatës. Kështu që po, unë mendoj që kjo e ka komplet një qëllim të caktuar ku i kanë synim zgjedhjet lokale dhe mundohen me problematizu dhe problemin me e mbajt aktual deri në zgjedhje”, thotë ai.
Ndonëse nuk tregon nëse do t’i hyjë garës edhe për një mandat në krye të Kamenicës, Kastrati thotë se nuk do të zmbrapset nga reforma e nisur në komunën që tash e katër vite e drejton.
Ai thotë se një riorganizim i tillë i shkollave është i domosdoshëm nëse synojnë të përmirësojnë cilësinë në arsim.
“Kjo nuk është një aventurë që unë i kam hyrë dhe të provoj a po bënë apo jo, do të thotë jam thellësisht i bindur që kjo është një e drejtë edhe e domosdoshme nëse dëshirojmë të rregullojmë arsimin në Kosovë. Përderisa unë kam të drejtë, që pothuajse të gjithë e pranojnë, edhe ministria vet ligjërisht e ka parapa të bëhet ashtu siç ne e kemi bërë, gjithashtu është edhe propozimi i Qeverisë Kurti të bëhet në këtë formë të tillë dhe ana legale ne kemi të drejtë, nuk ka arsye me u tërheq”, deklaron ai.
Kundërshtimi i reformës nga disa prindër të kësaj komune, Kastrati thotë se është bërë edhe për shkak se të njëjtit janë përballur me kërcënime dhe linçime për ta kundërshtuar reformën në arsim.
“Ne kemi bërë edhe anketa, për shembull 43 për qind e qytetarëve mendojnë se është gjithqysh e mirë pas probleme se paraprakisht kanë qenë 82 për qind. Pothuajse më shumë se gjysma e prindërve edhe në ato vende mendojnë që është e mirë, ka pasur kontakte dhe komunikim me psikologët, pedagogët dhe gjithë të tjerët mendojnë që mirë. Mirëpo, ata janë duke u ballafaquar me një stigmatizim, do të thotë me kërcënim, linçim e gjitha të tjerat dhe ky është problemi pse po pengohet secili. Tash nëse e dëgjon përgjithësisht opozita në mungesë të ideve, dijes, mundohet me kthye që ky është problemi i vetëm edhe konsideron që vetëm me këtë problem kishte me pas mundësi të fitojnë në zgjedhje”, potencon ai.
Në bazë të vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nga data 5 maj do të fillojë mësimi alternativ i përshpejtuar për 441 nxënësit e pesë fshatrave të Kamenicës.
Mësimi alternativ i përshpejtuar do të organizohet për nxënësit e SHFMU “Hasan Prishtina” në fshatin Busavatë, SHFMU “Asllan Thaqi” në fshatin Karaçevë e Poshtme, SHFMU “Xhelal Sopi” në fshatin Petrocë, për nxënësit e Paraleles fizike në fshatin Shipashnicë e Poshtme si dhe, për nxënësit e paraleles fizike në fshatin Kopernicë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova