Udhëheqësit lëshuan një deklaratë duke kërkuar zvogëlimin e tensionit në Irak dhe duke bërë thirrje për një armëpushim në luftën civile në Libi, ku ata mbështesin palët kundërshtare.
Presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vladimir Putin përkatësisht Rexhep Tajip Erdogan, kanë thënë se vrasja e gjeneralit iranian Qassem Soleimani në një operacion amerikan në Irak, “minon sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, transmeton Telegrafi.
Në një deklaratë të përbashkët pas një takimi në Stamboll, të dy liderët janë “thellësisht të shqetësuar për rritjen e tensioneve midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit”.
“Askush nuk ka të drejtë të djegë rajonin. Ne nuk do të lejojmë, si një vend që flet për të gjitha palët, që rajoni ynë të mbulolhet në gjak dhe lot. Ne do të punojmë me Rusinë për këtë”, tha Erdogan, duke iu referuar Iranit.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha që Putin dhe Erdogan kanë trajtuar “veprimet e paligjshme dhe shumë të rrezikshme të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara në territorin e Irakut kundër shtetasve iranianë”.
Kështu, ai shtoi se të dy “janë shprehur në mënyrë të vendosur në favor të zgjidhjes së “situatës” vetëm me metoda paqësore dhe në përputhje me rregullat e së Drejtës Ndërkombëtare”, është shprehur Lavrov.
“Shkëmbimi i sulmeve dhe përdorimi i forcës nga ndonjë palë nuk kontribuon në gjetjen e zgjidhjeve”, thotë dokumenti, i cili paralajmëron se kjo rrugë “do të çonte në një cikël të ri paqëndrueshmërie dhe përfundimisht do të dëmtonte interesat e të gjithëve”.
Deklarata e përbashkët shpreh gjithashtu “angazhimin” e të dy vendeve për të ulur tensionet në rajon dhe kërkon të rifillojnë negociatat në Siri, ku të dy vendet kanë vendosur trupa në anët e kundërta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës